Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim me Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Republikës së Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Republikës së Kroacisë.
None found
Biseda u përqendrua te bashkëpunimi mes FSK-së dhe forcave partnere, koordinimi i ndërsjellë dhe ndarja e përvojave profesionale. Vëmendje e veçantë iu kushtua operacioneve speciale, programeve të trajnimit dhe forcimit të kapaciteteve.
Palët vlerësuan gjithashtu rolin e stërvitjeve të përbashkëta në përmirësimin e ndërveprueshmërisë, thellimin e koordinimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të aftësive operacionale.
Një pjesë e diskutimit iu dedikua edhe ushtrimit “Valor Shield 2026”, i cili u cilësua si mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash mes forcave pjesëmarrëse. Gjeneral Jashari shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat partnere të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit dhe angazhimeve të përbashkëta për zhvillimin profesional dhe rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pas deklaratës së kryeministrit, Hristijan Mickoski se Qeveria nuk do të tërhiqet nga iniciativat për ndërtimin e qendrave të të…
"Rritja e pensioneve prej rreth 3% nuk është e mjaftueshme që pensionistët të mbijetojnë muajin dhe të kenë një jetë…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të…
Një mësuese 61-vjeçare ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë, një mësues 44-vjeçar dhe një fëmijë, janë plagosur pas…
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gzment Bardhi, ka deklaruar se kryeministri Ed Rama është marrë peng nga ish…
Pas deklaratës së kryeministrit, Hristijan Mickoski se Qeveria nuk do të tërhiqet nga iniciativat për ndërtimin e qendrave të të…