Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, priti në një takim misionin e nivelit të lartë të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (Western Balkans Investment Framework WBIF).
Në këtë takim u trajtuan projektet infrastrukturore që janë duke u zbatuar, si edhe projektet strategjike që pritet të realizohen në periudhën e ardhshme, përfshirë fushën e transportit dhe të infrastrukturës.
None found
Me këtë rast, ministri Basha rikonfirmoi përkushtimin për përmbylljen me sukses të projekteve që janë në proces, si dhe për shtyrjen përpara të projekteve të reja që do ta ndërlidhin Republikën e Kosovës me Korridorin 8, Korridorin 10 dhe, në përgjithësi, me rrjetin trans-evropian të transportit, përmes zhvillimit të infrastrukturës moderne rrugore dhe hekurudhore.
“Këto investime do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset, duke mundësuar udhëtime më të shpejta, më të sigurta dhe më efikase, ulje të kostove të transportit, si dhe forcim të lidhshmërisë së Kosovës me rajonin dhe Evropën.
Bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtarë mbetet thelbësor për realizimin e projekteve strategjike që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të Republikës së Kosovës”, njofton Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Protesta studentore që do të zhvillohet ditën e nesërme prej orës 14:00, duket se ka ndryshuar edhe axhendën e Kombëtares…
Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në një atentat të ndodhur në zonën e Orihuela Costa, në Spanjë.…
Një rast i gripit të shpendëve është zbuluar në një fermë në shtetin e Brandenburgut, pranë Berlinit, për herë të…
Një urë hekurudhore është shembur mëngjesin e kësaj të marte, 10 nëntor, në rajonin e Arkhangelskut, në veri të Rusisë,…
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, është prezantuar zyrtarisht monografia “István Schütz: Miku hungarez i shqiptarëve”, me…
Komediani britanik dhe një prej autorëve më të njohur të librave për fëmijë, David Walliams, është përfshirë në një skandal…