Categories: kosovë

Basha publikon raportin për aksidentin fatal në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”: Shkak nuk ishte gjendja e rrugës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka reaguar për aksidentin tragjik të ndodhur më 14 qershor në Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, ku një qytetare humbi jetën, duke bërë të ditur se raporti zyrtar i Policisë së Kosovës ka sqaruar rrethanat e rastit.

Fillimisht, Basha u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimës, ndërsa më pas ka komentuar pretendimet publike që janë bërë për shkaqet e aksidentit.

Të lidhura

None found

“Të dashur qytetarë, aksidenti tragjik i 14 qershorit në Autoudhën ‘Dr. Ibrahim Rugova’, ku humbi jetën një qytetare, na preku thellë të gjithëve. Edhe një herë, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen dhe të afërmit e saj”, ka shkruar Basha.

Ai ka theksuar se, sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin nga ana e drejtuesit.

“Sot, Raporti zyrtar i Policisë së Kosovës tregon që në bazë të hetimeve profesionale, drejtuesi i automjetit e ka humbur kontrollin mbi veturën, duke goditur fillimisht sinjalizimin rrugor dhe më pas elementet mbrojtëse anësore”, ka deklaruar ai.

Sipas Bashës, në përfundimet e raportit thuhet se rruga nuk ka pasur ndikim në shkaktimin e aksidentit dhe se qarkullimi ka qenë i lirë.

“Raporti konstaton se të dy shiritat e qarkullimit kanë qenë të lirë për lëvizje dhe se gjendja e rrugës nuk ka ndikuar në shkaktimin e aksidentit. Këto janë gjetje zyrtare të organeve kompetente”, ka shtuar ai.

Basha ka kritikuar gjithashtu deklaratat publike që, sipas tij, janë përpjekur ta përdorin këtë ngjarje për përfitime politike.

“Le të jetë ky mësim për të gjithë se tragjeditë e tilla nuk duhet të përdoren për propagandë politike”, ka thënë Basha.

Në fund, ai ka përsëritur edhe një herë ngushëllimet për familjen e viktimës.

të fundit

Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm për të gjithë të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjykata e Apelit ka mbajtur sot seancën e kolegjit, në të cilën u shqyrtuan ankesat kundër vendimit të Gjykatës Themelore…

2 minutes ago

Opozita kundërshton rishikimin e buxhetit: Synon të mbulojë shpenzimet për pagën e 13-të

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe Aleanca, kanë shprehur kundërshtimin ndaj shqyrtimit të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e…

2 minutes ago

Luis Suarez shkëlqen me gol në moshën 40-vjeçare, Inter Miami merr një pikë në fund

Luis Suarez hapi rezultatin me një goditje të fortë në ndeshjen midis Inter Miami dhe Cincinnati, dhe një pikë në…

4 minutes ago

Revolta kundër qeverisë/ Studentët mblidhen te Ministria e Arsimit: Poshtë diktatura! Dorëheqje

Studentët janë mbledhur serish këtë të enjte përpara Ministrisë së Arsimit, ndersa policia ka krijuar ka rrethuar godinen. Të rinjtë…

7 minutes ago

Murati sqaron afatin e pagesës së pagës së 13-të për vitin 2026

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar sot në seancën e Kuvendit se paga e 13-të për vitin 2026 është…

13 minutes ago

Mucunski: Dialogu me Bullgarinë do të vijojë pas zgjedhjeve, pranojmë mbështetjen e BE-së për zgjidhje afatgjatë

Maqedonia pret që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të respektojnë standardet më të larta të sundimit të ligjit dhe e…

21 minutes ago