kosovë

Basha: Kosova në Këshillin e Europës garanci edhe për ata që kanë pretendime

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka përshëndtur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Në reagimin e tij Basha thekson se Kosova në Këshillin e Europës është garanci edhe për ata që kanë pretendime përsa i përket respektimit  të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave.

Sipas tij ka ardhur koha që dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta hedhin një hap të tillë.

Postimi i Bashës:

Një ditë e mirë sot për Kosovën në Këshillin e Europës. Komiteti i Ministrave të vendeve anëtare, i dha mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Europës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Europës.

Pas vendimit të shumëpritur të Bashkimit Europian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, akti i sotëm hap një faqe te re në marrëdhëniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare.

Kosova në Këshillin e Europës është garanci edhe për ata që kanë pretendime përsa i përket respektimit  të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave.

Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm në zemër të Evropës. Sa më shpejt që ky realitet të përqafohet nga të gjithë, duke përfshirë edhe Serbinë, aq më mirë do të jetë, para së gjithash, për qytetarët e Kosovës, si serbë ashtu edhe shqiptarë, aq më mirë do të jetë për të ardhmen e gjithë rajonit tonë.

Është koha që dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta hedhin një hap të tillë. Sa më shpejt të ndodh aq më mirë do të jetë për sigurinë dhe stabilitetin e Europës.

Ballkani Perëndimor në #NATO dhe #EU do të thotë një Europë më e fortë, më e sigurtë dhe më e begatë.

të fundit

Adriatik Lapaj: Refuzova dy herë të isha pjesë e qeverisë së re në shtator, një person i njohur në Tiranë m’u afrua dhe…

Në një intervistë për News24, Adriatik Lapaj, ka rrëfyer se në muajin qereshor, pak pas zgjedhjeve të 11 majit, ka…

8 minutes ago

Humbja në debutim pas golit të sulmuesit shqiptar, Ten Hag përballet me realitetin te Leverkuseni

Bajer Leverkusen, pësoi një humbje befasuese 2-1 ndaj Hofenhajmit, në ndeshjen e parë të Erik ten Hag në Bundesligë si…

28 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 26 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 96.6…

1 hour ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë, sipas Shërbimii Meteorologjik Ushtarak, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i…

1 hour ago

Mbështetja sociale/ Raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i…

1 hour ago

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

9 hours ago