Categories: kosovë

Basha inspekton rrugën Mitrovicë – Jarinjë dhe Urën e Leshakut: Pas investimeve në siguri, qeveria po ndërhyn edhe në infrastrukturë në veri

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, qëndroi sot në veri të vendit, ku pa nga afër gjendjen e rrugës Mitrovicë – Jarinjë dhe vizitoi edhe Urën e Leshakut.

Sipas Bashës, aksi rrugor në drejtim të Jarinjës ka kaluar nëpër sanime, por për shkak të rëndësisë që ka për banorët dhe për sigurinë publike, është planifikuar që gjatë vitit të ardhshëm të rehabilitohet dhe të zgjerohet aty ku e mundësojnë kushtet teknike.

Të lidhura

None found

Gjatë qëndrimit te Ura e Leshakut, ai tha se kjo urë ka pësuar dëmtime të mëdha si pasojë e vërshimeve dhe se gjendja e saj paraqet rrezik për qëndrueshmërinë.

“Për këtë arsye do të diskutojmë me projektuesit për ndërtimin e një ure të re, që do të ofrojë qasje më të mirë dhe siguri më të madhe për banorët e asaj zone.

Në Jarinjë u ndala edhe për t’i përshëndetur zyrtarët tanë kufitarë. Me këtë rast i falënderova për shërbimin profesional, përkushtimin dhe punën e palodhshme që bëjnë.

Qeveria Kurti ka investuar shumë në sigurinë e veriut, ndërsa tani po investojmë edhe në infrastrukturë. Sepse për ne, Kosova është një dhe e pandarë – si në siguri, ashtu edhe në investime”, shkroi Basha në Facebook.

të fundit

Fabjan Përndreca ndryshon qëndrim, mbrojtësi pritet të vijojë aventurën me Dinamon

Fabjan Përndreca Dinamo mund të buzëqeshë sërish! Fabjan Përndreca pritet të qëndrojë tek kryeqytetasit edhe për këtë sezon të ri…

3 minutes ago

Gerrard kërkon heqjen e titujve dhe sanksione për disa vite ndaj Manchester Cityt

Kapiteni legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard beson se Manchester Cityt duhet t'i hiqen titujt e Ligës Premier pasi një panel…

9 minutes ago

Van Gogh në ankand me “Pemët e gështenjës në lulëzim”: vlerësimi arrin 180 milionë dollarë pas rikthimit në publik për herë të parë në mbi 60 vjet

Qindra njerëz u rreshtuan të martën në Hong Kong për të parë nga afër një pikturë të Vincent van Gogh,…

13 minutes ago

Polonia arreston një tjetër të dyshuar për kërcënime ndaj Donald Tuskut

Policia polake ka arrestuar një 46-vjeçar, i dyshuar për nxitje të vrasjes së zyrtarëve të lartë shtetërorë, mes tyre kryeministrit…

15 minutes ago

Van Gogh në ankand me një vlerë të pritshme prej 180 milionë dollarësh, “Pemët e gështenjës në lulëzim” shfaqet sërish pas 60 vitesh

Qindra njerëz u rreshtuan të martën në Hong Kong për të parë nga afër një pikturë të Vincent van Gogh,…

16 minutes ago

Ballkani dhe Drita synojnë fitoren, publikohen formacionet zyrtare të derbit

Ballkani dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Albi Mall Superligën…

21 minutes ago