Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen sot në disa komuna të vendit. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Osmani theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në procesin zgjedhor, duke e cilësuar këtë ditë si një moment vendimtar për të ardhmen e komunave.
Ajo e ka ushtruar edhe vetë të drejtën e votës gjatë paradites në Prishtinë, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
None found
“Sot qytetarët vendosin për punën, për përkushtimin dhe për vizionin që duan ta shohin në komunat tona. Le ta shfrytëzojmë këtë ditë me vendosmëri. Të dalim sa më shumë, e të votojmë për katër vjet më të mira, për komuna më të fuqishme, për demokracinë tonë, për Kosovën tonë!”, ka shkruar ajo.
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për nesër shpalljen e vendimit për biznesmenin Elman Abule dhe të pandehurit e tjerë në…
Ekrem Imamoglu, ish-kryebashkiaku i burgosur i Stambollit dhe një prej rivalëve kryesorë politikë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ka…
Prezantuesja e njohur televizive në Azerbajxhan, Ada Suleyman, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Ngjarja…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit kundër katër të pandehurve N.S., D.S., M.P. dhe G.B., të dyshuar…
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga zëvendëskryetari Adnan Rrustemi, ka pritur në takim…
SH.A. “Lotaria Shtetërore” nuk ka organizuar lojëra VLT që nga viti 2013, sepse e gjithë e drejta, sipas vlerësimeve të…