Kapiteni i Policisë së Kosovës Fatmir Balaj e ka quajtur keqkuptim kërkesën që zyrtaret policore të dorëzojnë kapelat e uniformës, për t’ia dhënë përkohësisht gjeneratës së 63-të të kadetëve deri në diplomim.
I pyetur për këtë çështje në emisionin Debat Plus, Balaj nuk dha hollësi të tjera dhe u drejtua te Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për informacione shtesë.
None found
“Është një keqkuptim. Për çdo gjë që keni për t’u informuar, Policia e posedon Zyrën e Mediave, informohuni atje”, u shpreh Balaj.
Një komunikim i brendshëm, të cilin e siguroi Vox Kosova, tregon se drejtorëve të drejtorive dhe shefave të njësive policore u ishte kërkuar t’i informonin zyrtaret policore për dorëzimin e kapelave.
Sipas udhëzimit, kapelat duhej të mblidheshin nga drejtoritë e njësitë, përfshirë rajonet, e më pas t’i dorëzoheshin Drejtorisë së Logjistikës së Policisë së Kosovës.
Në një tjetër komunikim të siguruar nga ky medium, zyrtarët e një njësie policore ishin njoftuar se kapelat do t’i huazoheshin gjeneratës së 63-të deri në përfundim të diplomimit dhe më pas do t’u ktheheshin pronareve.
Lajmi për huazimin e kapelave vjen pas shtyrjes së ceremonisë së diplomimit të kadetëve, e planifikuar fillimisht për 30 tetor. Kadetëve u është bërë e ditur se ceremonia do të mbahet më 6 nëntor, për shkak të mungesës së uniformave dhe pajisjeve të nevojshme.
Nuk është gjithmonë tradhtia apo një konflikt i madh që i jep fund martesës. Pas vendimit që shpesh trondit edhe…
Një orë luksoze zvicerane me vlerë më shumë se 260,000 euro, e vjedhur nga një dyqan në Tokio javën e…
Ish-kryeministri Vllado Buçkovski, lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe politikat e qeverisë, thotë se vizita e ministrit Timço Mucunski në…
Kapiteni i Policisë së Kosovës, Fatmir Balaj, e ka cilësuar si keqkuptim kërkesën që zyrtaret policore të gjinisë femërore t’i…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje ka emëruar znj. Edona Podrimja në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e…
Në orët e para të mëngjesit, një tjetër aksident rrugor është regjistruar në aksin që lidh Matin me Rrugën e…