Gjatë një interviste në emisionin “Adresa” të Kanal10, avokati Besnik Berisha ka bërë të ditura hollësi rreth vrasjes së Arlinda Zekajt, duke përshkruar momentin e ekzekutimit dhe personat që sipas tij ndodheshin në vendin e ngjarjes.
Ai pohoi se Arlinda Zekaj u ekzekutua në prani të vjehrrës së saj, të dy djemve të kunatit dhe të birit të saj.
None found
Sipas tij, ngjarja e rëndë u zhvillua para syve të familjarëve, ndërsa avokati vuri në dyshim mosveprimin e të pranishmëve.
Për vjehrrën e viktimës, e arrestuar dy ditë më parë, Berisha u shpreh se ajo nuk u përpoq t’i jepte ndihmë Arlindës në momentin e ekzekutimit.
Ai shtoi se dikujt mund t’i jetë dhimbsur pamja e një gruaje të moshuar në stacion me duar të lidhura, por sipas tij kjo grua, me gjakftohtësi maksimale, ka mohuar ta ketë kryer vrasjen. Sipas avokatit, ajo nuk u mundua t’i afrohej nënës së nipit të saj dhe e la të shtrirë pas derës, aty ku u ekzekutua në mënyrë barbare.
Berisha shtoi se, sipas vlerësimit të tij, vjehrra nuk bëri as përpjekjen më minimale për të ndihmuar, madje as në çastin kur ngjarja po ndodhte.
Avokati theksoi se arrestimi i saj nuk ka të bëjë vetëm me ditën dhe momentin tragjik, por edhe me veprime që dyshohet se i kanë paraprirë krimit.
Ai deklaroi se Arlinda Zekaj u ekzekutua vetëm 20 sekonda pasi ishte ndarë nga policia.
Sipas tij, nuk kishte kaluar as një minutë dhe ajo sapo kishte hyrë në derën e shtëpisë, kur u vra në mënyrën më tinëzare dhe më të tmerrshme, me sopatë, para syve të nënës së saj, e cila ishte dëshmitare e kësaj ngjarjeje tragjike.
Berisha tha se vrasja dyshohet të jetë porositur nga ish-bashkëshorti i viktimës, i cili në atë kohë ndodhej në burg.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…