Categories: kosovë

Avni Islami reagon ndaj deklaratës së Sheshelit dhe kërkon rritje të kapaciteteve të sigurisë në Kosovë

Eksperti i sigurisë Avni Islami ka dalë me reagim pas deklaratës së politikanit serb Vojislav Sheshel, i cili u shpreh se “përderisa ushtria serbe nuk kthehet në Kosovë, nuk ka bukë”.

Të lidhura

None found

Sipas Islamit, ky qëndrim pasqyron qartë mënyrën se si e sheh Kosovën spektri politik në Serbi, ndërsa njëkohësisht ka kërkuar që vendi të rrisë në maksimum kapacitetet në sektorin e sigurisë.

Ai thekson se Kosova duhet të fuqizojë Policinë, AKI-në dhe Ushtrinë, duke nënvizuar se “balanca e forcave ushtarake prodhon paqe dhe siguri”.

Postimi i Islamit:

Reagim me shkas,

Rreth shtatë muaj më parë, presidenti Vuçiç deklaroi se Serbia po pret rrethana të tjera të favorshme që të hyjë në Kosovë me ushtrinë e saj për ta okupuar atë.

Është domethënëse që pas kësaj periudhe është paraqitur mësuesi dhe frymëzuesi i Vuçiçit, Vojsllav Shesheli. Ai së fundmi deklaroi se “përderisa ushtria serbe nuk kthehet në Kosovë, nuk ka bukë”. Ky politikan antishqiptar, që vazhdimisht ka bërë thirrje për zhdukjen e shqiptarëve, tregon qartë se çfarë mendojnë dhe planifikojnë ata për ne. Kur është fjala për Kosovën, i tërë spektri politik në Serbi mendon njësoj, pa dallim mes pozitës dhe opozitës.

Për këtë arsye, ne duhet të forcohemi maksimalisht në fushën e sigurisë, përmes fuqizimit të Policisë, AKI-së dhe Ushtrisë së vendit tonë. Nuk thuhet kot se balanca e forcave ushtarake prodhon paqe dhe siguri.

të fundit

Në 43-vjetorin e shpalljes së Republikës Turke të Qipros Veriore, Erdogan: Qiproja mbetet çështje kombëtare

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përsëritur qëndrimin e Ankarasë për çështjen e Qipros, duke deklaruar se ishulli përbën një…

4 minutes ago

Strategjia për ish-drejtuesit e UÇK-së, Çitaku dhe Arifi konfirmojnë veprime pa zbuluar hollësitë

Hartimi i strategjisë për mbështetjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan në shkallë të parë…

11 minutes ago

Geoffrey Hinton warns: Artificial intelligence could escape human control within three years

Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës artificiale” ka paralajmëruar se IA mund t'i tejkalojë…

12 minutes ago

From Fatos Nano to Elisa Spiropali, expulsions and departures from the Socialist Party over the years

Përjashtimet dhe largimet nga Partia Socialiste e kanë shoqëruar historinë e kësaj force politike, duke prekur figura të rëndësishme të…

12 minutes ago

Weather today: Clear skies in the morning, clouds and rain after midday

Sot e diel, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e…

12 minutes ago

Brother’s arrest in doping case prompts Pirro Dhima to offer resignation, but Greek minister refuses

Pirro Dhima ka paraqitur dorëheqjen nga detyra e këshilltarit të ministrit grek të Sportit, Yiannis Vroutsis, vetëm disa orë pasi…

13 minutes ago