Categories: kosovë

Austria merr drejtimin e Procesit të Berlinit në 2027, Zulfaj takohet me ambasadorin Schnetzer

Kryenegociatori i Kosovës, Jeton Zulfaj, zhvilloi një takim me ambasadorin austriak në Prishtinë, Georg Schnetzer, ku u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe thellimin e bashkëpunimit në rajon.

Zulfaj shprehu falënderime për përkrahjen e vijueshme që Austria i ka dhënë Kosovës, sidomos në procesin e integrimit evropian, dhe vlerësoi partneritetin e ngushtë që ekziston mes dy shteteve.

Të lidhura

None found

Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua Procesit të Berlinit dhe kontributit që Austria pritet të japë vitin e ardhshëm në avancimin e bashkëpunimit rajonal, pasi Vjena do të marrë rolin e nikoqirit të këtij procesi në vitin 2027.

Në këtë kuadër, Zulfaj nënvizoi domosdoshmërinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të nënshkruara, veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë me letërnjoftime me Bosnjë e Hercegovinën, si dhe me njohjen reciproke të diplomave dhe kualifikimeve profesionale.

Sipas tij, përmbushja e këtyre marrëveshjeve hap rrugë për studentët dhe fuqinë punëtore, ndërsa shndërrimi i tyre në përfitime të prekshme për qytetarët dhe sipërmarrjet mbetet kyç për thellimin e bashkëpunimit në rajon.

të fundit

Arbër Çepani flet pas shumë kohësh për privatësinë, foton e fundit dhe mundësinë e rikthimit në Big Brother

Arbër Çepani, fituesi i Big Brother-it të parë në Top Channel dhe tashmë një sipërmarrës i ftuar në një intervistë…

1 minute ago

Marshimi i 174-të protestues, qytetarët ecin në rrugët e kryeqytetit teksa policia i mban nën vëzhgim

Vazhdon protesta e 174-tërt e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë. Qytetarët, pasi nuk u lejuan që të protestojnë tek bulevardi…

15 minutes ago

Seid Onbashi rrëfen vështirësitë e KF Mitrovicës: Nga mungesa e fatit te përforcimet e janarit dhe harmonia me lojtarët e huaj

KF Mitrovica po kalon një sezon të vështirë në kampionat, pasi pas 16 xhirove ndodhet në pozitën e fundit në…

15 minutes ago

Braçe: In 2005 we voted for the best, not the heir – the leader must emerge from competition

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ka folur për gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut…

17 minutes ago

174th protest against the government begins in front of the Prime Minister’s Office, protesters clash with police

Ka nisur protesta e 174-të kundër qeverisë sot më 20 nëntor. Qytetarët janë grumbulluar përpara Kryeministrisë. Në këtë vend janë…

17 minutes ago

Austria takes over leadership of the Berlin Process in 2027, Zulfaj meets Ambassador Schnetzer

Kryenegociatori i Kosovës, Jeton Zulfaj, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin ka…

17 minutes ago