kosovë

As paga 2 mijë euro nuk i ndali, 155 mjekë ikën këtë vit nga Kosova

Rritja e pagave nuk i ka bindur mjekët që të qëndrojnë në Kosovë. Vetëm sivjet, 155 nga ta kanë migruar. Situata pritet të përkeqësohet në 2024-n, kur edhe liberalizohen vizat. Pagat për mjekët specialist kanë shkuar deri në 2 mijë euro.

Përkundër zotimeve për ndalje të “ikjes së trurit”, sivjet 155 mjekë kanë braktisur Kosovën.

Në Odën e Mjekëve kanë treguar se fluksi i të larguarve është më i vogël se vitin e shkuar, por shprehën drojën se situata do të përkeqësohet në 2024-n, kur edhe liberalizohen vizat.

“Tash jemi diku tek 155, që është numër më i vogël se vitin e kaluar. Vitin e kaluar kanë qenë, më duket mbi 200, kështu që këtë vit e kemi një rënie të këtij numri të kërkesave për dokumentacionin e nevojshëm për largim dhe kjo shifër më e vogël se e vitit të kaluar, mund të them se mund të jetë e ndërlidhur edhe me liberalizimin e vizave. Dhe mund të shohim se një rritje mund të ndodhë në vitin e ardhshëm, por këto janë krejt prezumime të cilat ne duhet të presim”.

Oda e Mjekëve ka hulumtuar motivet e largimit të profesionistëve shëndetësorë. Deri sivjet ikja është arsyetuar kryesisht me pagat e ulëta, por kur ato janë rritur, arsyeja ka ndryshuar.

“Deri më tani ka qenë paga, nëse jo arsyeja e parë, e dyta. Tani, pagat janë në vendin e tretë, por arsyeja kryesore ende qëndron papunësia, sepse shumica janë mjekë të rinj dhe të papunë. Ne kemi mbi 550 mjekë – nuk e kam shifrën e saktë tani – që janë të papunë dhe këta janë, ata që janë duke kërkuar punë dhe janë shumica e tyre që janë duke u larguar. Kjo është. Dhe arsyeja e dytë, kushtet e punës dhe kushtet kualitative të specializimeve sepse janë të gjithë ata që presin, e pastaj vjen paga”.

Kurse, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për sfidat e shumta që po ballafaqohet shëndetësia.

Vitia më tej deklaroi se përgjatë viteve të shkuara intervenime të pjesshme nuk kanë rezultuar produktive, nuk kanë dhënë efektin e duhur.

“Prandaj jemi të përcaktuar për një reformë të pakthyeshme për të vendosur standarde të një reforme të pakthyeshme bazuar në analizë, në evidencë, që ky proces të jetë i pakthyeshëm”.

Ai tutje ka folur për migrimin e mjekëve, ku sipas tij, është një trend edhe në vendet tjera jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, derisa shtoi se deri në miratimin e Ligjit për paga, ikja e mjekëve ka qenë e kuptueshme.

“Me Ligjin e pagave, profesionistët shëndetësorë janë ata që përfituan më së shumti, një mjek specialist, bazuar jo vetëm në rrogën bazë, por me shtesa e kujdestari, rrallë ndonjë mjek specialist, sidomos në institucionet sekondare e terciare ka rrogën nën 2000 euro”.

Vetëm për tre vjet nga Kosova kanë ikur rreth 400 mjekë.

Por, sipas të dhënave zyrtare paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 610 euro, derisa shembull në Gjermani, ata paguhen deri në 4000 euro.

Ndryshe, sipas odave të profesionistëve shëndetësorë, në Kosovë ka 24 mijë e 92 punonjës shëndetësorë të licensuar dhe prej tyre 14 mijë e 966 janë gra dhe 9 mijë e 126 burra.

të fundit

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, zbardhen detaje të reja

Ditën e sotme, avokati i njohur Kujtim Cakrani, është dhunuar në Vlorë dhe është dërguar menjëherë për mjekim në spital.…

14 minutes ago

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i Metës dërgohet me urgjencë në spital

Ditën e sotme, avokati i njohur Kujtim Cakrani, është dhunuar në Vlorë dhe është dërguar menjëherë për mjekim në spital.…

50 minutes ago

Dron mbi “Big Brother”/ Mesazh për Luizin: Mirë se erdhe i zoti i shtëpisë, këngëtari thumbon banorët

Mesditën e sotme, një surprizë nga ajri ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë një mesazh…

57 minutes ago

Redon Makashi falenderon për mesazhet pas humbjes së të atit: Secili prej jush na e lehtësoi sadopak dhimbjen

Këngëtari i njohur Redon Makashi, ka reaguar sërish pas ndarjes nga jeta të të atit, Fitim Makashi, aktorit të mirënjohur…

1 hour ago

Deklarata e Ramës për Gjykatën Kushtetuese/ Reagon Berisha: Mashtrim, të martën protestoni për Shqipërinë

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, në podcastin “Flasim”, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zv/kryeministren Belinda Balluku, duke u…

2 hours ago

U trafikuan nga Kosova drejt Shqipërisë! Arrestohet 27-vjeçari, sekuestrohet municion luftarak dhe…

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Barriera”, duke arrestuar një shtetas dhe sekuestruar 12 armë…

2 hours ago