Mc Kresha është shumë i apasionuar pas sporteve. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘Ekipi Evropian’, ku ka treguar edhe njëherë që është një adhurues i madh i futbollit dhe ka analizuar në detaje disa raste të kombëtareve që po marrin pjesë në Kampionatin Europian.
Ndër të tjera Kresha ka zbuluar që në këtë Europian është tifoz i kombëtares së Turqisë, gjë që i ka habitur të gjithë që mendonin se reperi mund të jetë fansa i ndonjë nga skuadrat e madhe siç janë Gjermania apo Spanja.
Kujtojmë se para disa ditësh në media qarkulloi lajmi se Mc Kresha do të linte muzikën për t’ju përkushtuar besimit të tij fetar. Shkak u bë një fotografi që hoxha Fatmir Latifaj publikoi në rrjete sociale me reperin pas faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë.
Mirëpo sipas “Prive” ky lajm nuk është aspak i vërtetë, sepse Kresha po vazhdon të punojë për projektet e reja muzikore. Nuk është diçka e re dhe e papritur falja e xhumasë nga ana e reperit, sepse gjithmonë ai ka qenë një besimtar i devotshëm i fesë myslimane.
Më herët vetë reperi ka pranuar se do e lërë muzikën, pasi ka vite që është pjesë e industrisë dhe me kalimin e kohës duhet t’ju lërë hapësirë talenteve të reja. Në një intervistë të dhënë pak vite më parë, Mc Kresha u shpreh se nuk i duket normale që ai të merret me hip-hop pasi të bëhet baba me shumë fëmijë.
“Muzika hip-hop duhet të dalë unë të këndoj ‘hajde zemër dridhe’ e djali im ta dëgjojë, ndërkohë që është 20 vjeç për shembull. Ideja është që nëse bëhem me familje, nuk do mundem të jem prindi i duhur për fëmijët e mi. Dhe për mua është shumë e rëndësishme. Është gjëja më e rëndësishme në botë të jem prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë ka ciklin e vet, publiku më ka rritur se unë kam qenë i mirë”, shpjegoi Mc Kresha.
Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të mëdhenj të punësimit, janë në…
Sot, më 27 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 97.7…
Këtë të premte, Shqipëria do vijojë të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta. Pas-mesditës…
Dashi Planetët do ndikojnë shume negativisht sot ne jetën tuaj ne çift. Debatet dhe mosmarrëveshjet do jene te pafundme. Beqaret…
Analistët e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV debatuan për kandidatët që kaluan njërën fazë të konkurrimit për…
Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë” u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv kundër marrëveshjesh mes qeverisë shqiptare dhe…