kosovë

Artistët nga Kosova bëhen subjekt i dhunës policore në Shqipëri: U mbajtën mbi 10 orë në komisariatin e Kukësit

Regjisori nga Kosova Jeton Neziraj bën me dije se ekipi i shfaqjes së tij është dhunuar nga policia shqiptare.

Përmes një postimi në facebook ai sqaron ngjarjen e ndodhur dhe akuzon policinë shqiptare për dhunë fizike e psikologjike.

Më poshtë reagimi i plotë.

REAGIMI

Mbrëmë vonë u kthyem nga Firenze, ku e kishim luajtur shfaqjen tonë “The Handke Project”. Përgjatë rrugës për në Kosovë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza”, një pjesë e ekipit të shfaqjes jemi ndaluar në Kukës, ku jemi mbajtur me dhunë e terrorizuar nga policia e shtetit shqiptar.

U mbajtëm për mbi 10 orë, fillimisht në oborrin e stacionit policor në Kukës, e më pastaj në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë. Përfundimisht, u lamë të lirë mëngjesin e sotshëm, pasi u sqarua se ishim arrestuar e mbajtur gabimisht.

Megjithatë e ndiejmë të nevojshme t’ju informojmë se gjatë kësaj aventure jo të këndshme, megjithëse kemi takuar e njohur punonjës policie të zellshëm, të sjellshëm, profesionalë e dashamirës, pamja e përgjithshme e Policisë së Shqipërisë është ajo e një ngrehine dhune të normatizuar. Gjatë këtyre rreth dhjetë orëve kemi qenë pre e një terrori sistematik, kemi qenë të sulmuar fizikisht e psiqikisht nga vagabondë të veshur në uniforma policore. Për një kohë kaq të shkurtër disa-orëshe kemi parë e ndeshur një botë njerëzish që objektivë të parë kanë poshtërimin e uljen e dinjitetit të tjetrit; Që gjuhen seksiste, dhunën psiqike, shakatë pa kripë e kërcënimet i kanë kryefjalë të punës e sjelljeve të tyre. Ne thjesht, ndihemi të turpëruar për sjelljet dhe veprat e tyre. Ndërkohë, atyre qe janë sjellur njerëzisht me ne, u themi faleminderit. Duam të besojmë që këta janë policia e vërtetë e shtetit shqiptar.

U themi faleminderit edhe miqëve, kolegëve, përfaqësuesve të institucioneve në Kosovë e Shqipëri dhe të gjithë atyre që janë shqetësuar e kanë bërë telefonata per të na kthyer në Kosovë sa më parë dhe krenarë, ashtu siç po ktheheshim nga Firence e Italisë, ku ishim dhe e shfaqëm me sukses shfaqjen ‘The Handke Project’ në Teatro di Rifredi atje.

Ekipi i shfaqjes The Handke Project.

të fundit

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

6 hours ago

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…

6 hours ago

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

6 hours ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

6 hours ago

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…

7 hours ago

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…

7 hours ago