Categories: kosovë

Arsimi Dual zgjerohet me profile të reja në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit

Në përpjekje për ta zgjeruar Arsimin Dual dhe për ta përshtatur arsimin profesional me nevojat e tregut të punës, Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka miratuar vendimet për zbatimin e kurrikulës duale për profilet Zhvillues i Aplikacioneve Softuerike dhe Teknik i Informatikës së Biznesit. Këto profile do të hapen gjatë këtij viti shkollor.

Të lidhura

None found

Identifikimi dhe standardizimi i dy profileve prioritare është bërë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me mbështetjen e projektit “Shkathtësi për punësim të qëndrueshëm”, i cili zbatohet nga LuxDev.

Vendimi për përzgjedhjen e tyre është bazuar në rezultatet e hulumtimit “Barometri i TIK-ut në Kosovë”, por edhe në interesimin e nxënësve dhe mësimdhënësve të Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) që kanë në ofertën e tyre profile të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Hartimi i kurrikulave është realizuar gjatë vitit 2026 në bashkëpunim me IAAP-të, përfaqësues të sektorit privat, shoqatat e fushës së TIK-ut, përfshirë Shoqatën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), si dhe ekspertë të kësaj fushe. Në kuadër të këtij procesi janë përgatitur edhe materialet didaktike dhe pedagogjike për zbatimin e profileve të reja.

Me qëllim që kurrikulat e reja të zbatohen në mënyrë sa më cilësore dhe efikase, MASH do të zhvillojë trajnime për mësimdhënësit përgjegjës për këto profile gjatë periudhës 1–15 shtator 2026.

të fundit

Meriton Korenica zyrtarisht pjesë e FCSB-së

Meriton Korenica tashmë është zyrtarisht lojtar i FCSB-së. Mesfushori kosovar është larguar nga Cluji dhe ka kompletuar transferimin te gjiganti…

1 minute ago

Meriton Korenica kalon te Steaua Bukureshtit për 1 milion euro

Meriton KorenicaMeriton Korenica është futbollisti më i ri i Steaua Bukureshtit [...]Read More...

6 minutes ago

Aktakuzë ndaj 35 personave për operacionin në Prekaz të Poshtëm

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj 35 të pandehurve, të…

13 minutes ago

Trepça reclaims former Commercial Bank in Zveçan

Ndërmarrja publike „Trepça“ ka rikthyer në posedim të saj ambientet e ish-Bankës Komerciale në qendër të Zveçanit, pasi më 12…

21 minutes ago

Ombudsman launches investigation into closure of Albanian-language class section at “Penko

Pas raportimeve të Alsatit për mbylljen e paraleles së pestë në gjuhën shqipe në Shkollën Fillore të Butelit, Petar Zdravkovski…

21 minutes ago

Investigation into fraud and money laundering at a vehicle inspection center in Skopje, budget loses €2.2 million

Prokuroria e krimit të organizuar ka hapur hetim për mashtrimet dhe pastrimin e parave që kanë bërë gjashtë persona nga…

22 minutes ago