Qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë më sigurimin kufitar kur të udhëtojnë në Malin e Zi.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Byrosë së Sigurimeve, Sami Mazreku në një intervistë për Ekonomia Online ku bëri me dije se marrëveshja për heqjen e 15 eurove si taksë do të nënshkruhet më 25 qershor në orën 14:00.
“Përpara është diskutuar shumë dhe është diçka që nuk ka ndodhur, në muajin e tretë të mandatit si drejtor kemi arritur t’i finalizojmë të gjitha komentet dhe më datën 25 qershor në orën 14:00 nënshkruhet kjo marrëveshje dhe kjo do të hyjë në fund nga data 1 korrik, mirëpo që aspekti teknik na ka vonuar pak. Qytetarët e Kosovës që shkojnë në Mal të Zi nuk kanë nevojë të paguajnë sigurimin kufitar dhe sigurimi që marrin për Serbi dhe Maqedoninë të vlejë edhe për Malin e Zi”, tha ai.
Në lidhje me vendimin e djeshëm të qeverisë Kurti, Mazreku u shpreh se ky është një vendim që i paraprim marrëveshjes.
“Është një vendim që i paraprin një marrëveshjeje, e cila do të nënshkruhet nesër me ministrin e Financave, Bankës Qendrore, neve si Byro dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për byronë është njëjtë, vetëm se është një proces më ndryshe. Nuk e shohim problem” tha ai.
Kryebashkiau i Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen. Arsyet e largimit të tij nga posti ende mbeten të paqarta. Vijon…
Një aksident me pasojë plagosjen e një çifti të moshuarish ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një adoleshent 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen…
Agjencia për Media dhe Informim njofton se Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, miratoi një sërë aktesh dhe vendimesh…
Ministri spanjoll i Kulturës, Ernest Urtasun, tha se vendi do të tërhiqet nga pjesëmarrja në Eurovision 2026 nëse Izraeli nuk…
Larry Ellison ka kaluar Elon Musk si personi më i pasur në botë, pasuria e tij u rrit ndjeshëm pasi…