kosovë

Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Italisë, do të njihen patentat e shoferëve të njëra-tjetrës

Nga 29 janari i këtij viti, qytetarëve të Kosovës dhe atyre italianë do t’u njihen patentë shoferët në të dyja shtetet.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës duke njoftuar se ka hyrë në fuqi marrëveshja e arritur mes dy shteteve.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve “të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë t’u nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike, as nga pjesa praktike”.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë”, ka thënë MPB-ja në njoftim.

Së voni, në dhjetor të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme kishte bërë të ditur se kanë nënshkruar marrëveshje me Kroacinë për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve.

Ndërkaq në vitin 2022, Ministria kishte bërë të ditur se pas njohjes së patentë shoferëve nga Gjermania, janë në proces të arritjes së marrëveshjeve me Kanadanë, Turqinë e Austrinë.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më parë se si mosnjohja ndërkombëtare e dokumenteve personale të Kosovës është bërë shqetësim i madh për shumë qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit. /REL

Tags: Italikosove

të fundit

Zgjedhjet/ Fatmir Xhafaj: Në mandatin e ardhshëm duhet të çojmë deri në fund konsolidimin e reformës në drejtësi

Ditën e sotme, kandidati socialist për deputet në listë të hapur për qarkun e Tiranës, Fatmir Xhafaj, foli sot në…

6 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon videomesazhin: U ktheva jo si politikan, por si misionar, për sa kohë të më japë Zoti forcë, do të luftoj

Këtë të mërkurë, përmes një videomesazhi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, ish-kryeministri dhe njëkohësisht kryatar i Partisë Demokratike,…

33 minutes ago

Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmjetësuese të konfliktit Izrael – Siri

Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmjetësojnë bisedime sekrete midis Izraelit dhe Sirisë, kanë bërë me dije burimet te njohura me çështjen,…

44 minutes ago

Interi rekord të ri në Itali për arkëtimet nga ecuria në Champions

Sipas medieve italiane skuadra e Interit ka arkëtuar deri më tani plot 132 milionë euro. Suksesi në fushë ka qenë…

53 minutes ago

India sulmon në Kashmir, reagon kryeministri i Pakistanit: Ushtria është e autorizuar të përgjigjet

Kryeministri i Pakistanit ka deklaruar se forcat e armatosura të vendit janë “autorizuar të ndërmarrin veprime përkatëse” pas sulmeve të…

58 minutes ago

Sterilizimi/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ish-ministri i Shëndetësisë shton avokatët mbrojtës

Ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj, ka shtuar numrin e avokateve. Përveç Ermal Yzeirit, ai do te mbrohet edhe nga avokati Florian…

1 hour ago