Categories: kosovë

Arrestohet një person që dyshohet se publikoi kërcënime ndaj Kuvendit të Kosovës

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se në profilin e tij në Facebook publikoi përmbajtje kërcënuese ndaj Kuvendit të Kosovës, raportoi Radiotelevizioni i Kosovës.

Të lidhura

None found

Rasti është regjistruar më 10 shtator, në orën 19:15, ndërsa i dyshuari po hetohet për veprën penale “Kanosje”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

RTK raportoi gjithashtu se personi në fjalë figuron i dyshuar në 31 raste kriminale të evidentuara përgjatë viteve 2000–2023.

Ndër veprat për të cilat dyshohet përfshihen vrasja në tentativë, sulmi, kanosja, mbajtja dhe përdorimi i paligjshëm i armëve.

Në një postim në rrjetin social, ai kishte shkruar: “Pom vyejn 30 mashkuj patriot të armatosur mire me bllokue parlamentin e Kosovës, dhe mos me u dorëzue deri sa ti zgjedhin krejt institucionet, përgjegjësin dhe të gjitha obliginet i mar vet”.

të fundit

Raphinha barazon Neymarin dhe hyn në historinë e Barcelonës

Shkëlqimi i Raphinhas te Barcelona nuk është më thjesht një start i jashtëzakonshëm apo një periudhë kalimtare forme. Statistikat tregojnë…

4 minutes ago

Zjarret në Shqipëri: 32 vatra të raportuara në 24 orë, vetëm një mbetet aktive

32 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa situata paraqitet ndjeshëm më e…

6 minutes ago

Rama në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së: Hashim Thaçi do të fitojë përmes së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…

16 minutes ago

Viti i ri shkollor/ Skënder Hita njofton masat dhe shtrirjen e projektit “Smart City” në 20 shkolla të Tiranës

Teksa të hënën nis viti i ri shkollor, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dalë në një konferencë…

20 minutes ago

Ata flasin shumë”, Amorim rikthen kritikat ndaj legjendave të Manchester Unitedit

Ruben Amorim ka rindezur përplasjen e tij të vjetër me ish-yjet e Manchester Unitedit, duke lënë të kuptohet se ata…

27 minutes ago

NAME/ Identity of Albanian prisoner who escaped in Greece revealed! He tried to kill a young man in Thessaloniki—the 41-year-old’s dark past

Gentian Çipi, është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e djeshme (11 shtator) në mënyrë spektakolare nga spitali…

33 minutes ago