kosovë

Arrestohen në Kosovë 5 të dyshuar për krime lufte ndaj viktimave civile shqiptare

Një hetim disamujor i Prokurorisë Speciale në Kosovë ka çuar sot në arrestimin e pesë personave të dyshuar për kryerje të krimeve të luftës ndaj viktimave civile shqiptare.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se pesë personat në prill të vitit 1999 në disa fshatra vranë, plagosën, dogjën, rrëmbyen, dhunuan, maltretuan e torturuan civilët shqiptarë.

Të lidhura

None found

Përveç viktimave, këta të pesë dyshohen edhe për një sërë dëmesh të tjera në objekte si dhe dëbimin e popullatës.

“Në kuadër të këtij aksioni, me urdhër të Prokurorit Special, janë ndaluar personat me inicialet: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh., me dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit, në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, njoftoi Prokuroria Speciale.

të fundit

Estevao Willian po mendon largimin nga Chelsea për shkak të hapësirave të kufizuara nën drejtimin e Alonsos

Talenti brazilian i Chelseat, Estevao Willian, po e shqyrton mundësinë e largimit nga klubi londinez në afatin e ardhshëm kalimtar,…

4 minutes ago

Hoti: Çdo dështim institucional në rastin e Arlinda Zekajt do të trajtohet ligjërisht

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar sot se nuk do të kursehet askush…

7 minutes ago

Kica-Xhelili kundër Projektligjit për Byronë: Mund të shërbejë për shantazh politik

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka shprehur sot kritika në seancën e Kuvendit ndaj Projektligjit për…

7 minutes ago

Avokatja e Albert Sylajt: U dorëzua pas thirrjes së nënës, pasi ishte në rrezik të vetëvritej

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti më 28 tetor 2026 ka caktuar masën e paraburgimit Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen…

17 minutes ago

KPK-ja pezullon nga detyra kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije…

18 minutes ago

KPC reviews Arlinda Zekaj murder case in closed meeting

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur sot mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Mbledhja…

24 minutes ago