kosovë

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se prej 20 dhjetorit, Armenia i njeh të gjitha pasaportat e Kosovës, përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Sipas tyre, ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve.

Të lidhura

None found

Kjo do të thotë se shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë drejt Armenisë, pasi të pajisen me vizë.

Armenia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – të shpallur në shkurt të vitit 2008 – kryesisht për shkak të implikimeve për pretendimet e veta territoriale.

Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në mbi 50 shtete të botës, ndërsa mund të pajisen me viza sapo të mbërrijnë në dhjetëra tjera.

Sipas të dhënave zyrtare, shtetësinë e Kosovës e njohin 117 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian./rel

Tags: Armenikosove

të fundit

VIDEO/ Protestuesi goditet me shkop gome, arma thyhet gjatë përplasjes me policinë në protestën e 28 Nëntorit

Pamje të tjera nga protesta e 28 Nëntorit në Tiranë tregojnë momente tensioni gjatë ndërhyrjes së forcave të Policisë ndaj…

4 minutes ago

Protests in Tirana/ Ervin Demo: Violence must be rejected, EU membership is the success of all Albanians

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen kundër dhunës, pavarësisht bindjeve politike…

10 minutes ago

Fire breaks out at a vehicle repair shop in Fier; firefighters bring blaze under control

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Drizë të Fierit, në zonën e njohur si…

10 minutes ago

Tedi Blushi condemns the wounding of a 20-year-old at protest: Orgen Hajderi in intensive care after being hit in the head

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar nga Spitali i Traumës plagosjen e 20-vjeçarit Orgen Hajderi,…

11 minutes ago

Protesta në Tiranë/ Ervin Demo: Dhuna duhet refuzuar, anëtarësimi në BE është sukses i të gjithë shqiptarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen kundër dhunës, pavarësisht bindjeve politike…

13 minutes ago

Formacionin e ndërtoi me papuçet e vendosura në dysheme”, Cecelia rrëfen episodin humoristik me trajnerin e Dritës

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është Besart Cecelia, ish-futbollisti i njohur kosovar, i cili pas…

19 minutes ago