Policia e Kosovës (PK), në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar edhe nga njësitë e tjera policore, pas hetimeve disa mujore të realizuara fillimisht në vitin 2020, të cilat kanë vazhduar deri më 14 prill të vitit 2021, ka arrestuar 25 persona të dyshuar.
Të arrestuarit akuzohen për përfshirje në veprimtari kriminale të krimit të organizuar, përfshirë në vepra penale: “Importi, Eksporti, Furnizimi, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi Ndërmjetësimi ose Shitja e Paautorizuar e Armëve apo Materialeve Plasëse”.
None found
Operacionet policore janë realizuar me urdhëresë të organeve të drejtësisë, e që kanë përfshirë disa lokacione, konkretisht Prishtinën, Gjilanin, Ferizajn dhe Mitrovicën e Jugut, ku gjatë kontrollit të disa shtëpive dhe objekteve përcjellëse në të dy operacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
• 8 armë të gjata të llojeve të ndryshme,
• 13 armë të vogla revole,
• 2 karikatorë,
• (1.493) municion të kalibrave të ndryshëm
• Pjesë të ndryshme të armëve,
• Pajisje për pastrimin e armëve,
• 2 leje për armë,
• 2 vetura,
• 1 palë dylbi,
• 21 telefona celularë,
• 2000 euro dhe
• 1 fletore me shënime.
Tutje, në njoftim thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, parandalimit të veprimtarive kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë personat e dyshuar që bien në kundërshtim me ligjin.
Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në futbollin amerikan, duke dëshmuar se edhe në moshën 39-vjeçare mbetet një prej futbollistëve…
Akuzat e kryeministrit Edi Rama se Rusia dhe Irani mund të kenë gisht në protestat kundër qeverisë shqiptare kanë nxitur…
Pas shpalles së fitores në garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës, nga Arkin Jahiji i Aleancës Kombëtare për Integrim,…
Një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të lënduar në katër aksidente trafiku të regjistruara më…
Mbi 100 pedagogë kanë nënshkruar deklaratën në mbrojtje të studentëve dhe të drejtave të tyre, pas episodeve të dhunës gjatë…
Berisha deklaroi se protestuesit nuk kanë ndërmarrë asnjë sulm ndaj Partisë Demokratike gjatë ditëve të fundit. Sipas tij, një person…