Categories: kosovë

Arlinda Zekaj njoftoi në korrik për armën e Jeton Sylajt, por ajo u kontrollua vetëm pas vrasjes

Më 10 korrik, Arlinda Zekaj i raportoi Policisë se ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, kishte armë zjarri me leje dhe se ajo ndihej e kërcënuar prej tij. Megjithatë, arma nuk u verifikua në atë kohë. Pas vrasjes, në shtëpinë e Sylajt u gjet një armë, sipas raportit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, të siguruar nga Betimi për Drejtësi.

Gjatë deklarimit në Stacionin Policor në Pejë, Zekaj tha se Sylaj e kishte kërcënuar me vdekje dhe e kishte nxjerrë nga shtëpia. Për armën, ajo u shpreh: “Po Jetoni posedon armë zjarri me leje. Jo asnjëherë nuk më ka kërcënuar me armë. Nuk e di ku ndodhet arma. Po shumë e ndjej veten të rrezikuar nga Jetoni.”

Të lidhura

None found

Hetuesi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Qëndrim Sheremeti, e njoftoi prokuroren kujdestare Sadije Muriqi për deklaratën. Por, sipas IPK-së, nuk u ndërmor asnjë masë konkrete për armën.

“Përkundër kësaj lidhur me deklarimin se i dyshuari posedon armë, nuk ishte ndërmarrë ndonjë veprim konkret për sekuestrimin e armës”, thuhet në raportin e Inspektoratit Policor.

Prokurori Ersan Qavolli, koordinator nacional për dhunën në familje në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, shkruan se arma nuk u kontrollua as në sistem dhe as në banesën e Sylajt. Për çështjen, sipas tij, ishte në dijeni edhe kryeprokurorja e Pejës.

“Nga kjo vërehet se çështja e armës së përmendur nga viktima nuk është trajtuar, nuk verifikuar fillimisht përmes sistemit nëse Jeton Sylaj posedon armë me leje, nuk është verifikuar në shtëpinë e tij nëse ka armë në shtëpi dhe çështje të tjera me rëndësi, e që pas rastit kritik rezulton se në shtëpinë e Jeton Sylaj është gjetur armë. Për të gjitha këto rrethana ka qenë e njohur edhe Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë Lumturije Vuçetaj.”

Raporti përmend Ligjin për armët, sipas të cilit dhuna në familje dhe hetimi penal mund të përbëjnë rrezik për rendin publik dhe arsye për sekuestrimin e armës e revokimin e lejes. Ndaj Sylajt ishte hapur rast për kanosje në korrik, ndërsa aktakuza u ngrit më 23 tetor.

Në raport nuk sqarohet nëse arma e gjetur në shtëpinë e Sylajt kishte lidhje me vrasjen. Për vrasjen e Arlinda Zekajt dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj, i cili, sipas raportit të kryeprokurores së Pejës, e goditi me një mjet të fortë.

“Po ashtu vlerësoj se pavarësisht se arma është raportuar në muajin Korrik 2026, ka qenë dashur që të bëhet një verifikim për këtë armë”, përfundon koordinatori nacional.

të fundit

FSK-ja dhe FARSH-i zhvillojnë aftësitë për kërkim-shpëtim në male

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) kanë realizuar një…

2 minutes ago

Derbi Tirana-Dinamo mbyllet në barazim mes polemikash, reagon klubi dinamovit

Ilir Daja, ndeshja Tirana - Dinamo dhe Enea JorgjiNë derbin e luajtur dje mes Tiranës dhe Dinamos në stadiumin “Niko…

6 minutes ago

Zbritje rekord pikësh mund ta presë Manchester Cityn pas vendimit për 114 shkelje

Manchester City mund të përballet me një zbritje masive pikësh, pasi komisioni i pavarur e shpalli fajtor për shkeljen e…

12 minutes ago

Conclusion of the investigation into the “Balluku” file: SPAK charges five businesspeople (names)

Në kuadër të hetimeve për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, SPAK ka marrë të pandehur edhe pesë biznesmenë të njohur…

21 minutes ago

Lawyers end boycott at the Special Court, returning to hearings on Monday

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur ndërprerjen e bojkotit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për…

21 minutes ago

President Begaj decrees the date of the local elections

Zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri, do të zhvillohen më 9 maj 2027. Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka dekretuar…

22 minutes ago