Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, kritikoi Qeverinë për mungesën e reagimit dhe kontrollit mbi sigurinë në institucionet dhe ndërmarrjet publike. Në një konferencë për media, ai tha se humbja e jetës së dy punëtorëve të KEK-ut brenda tri ditësh, pas lëndimeve të pësuara në vendin e punës, tregon nevojën për ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve përgjegjëse.
None found
Sipas Tahirit, pas këtyre ngjarjeve qëndrojnë familje të mbetura pa më të dashurin e tyre. Ai përmendi rastin e Arbenit Ahmetit, i cili më 20 gusht humbi jetën gjatë transportimit të kabllove 6 kV. Katër ditë më herët, më 16 gusht, Haxhi Gojnovci, teknik i xehtarisë, vdiq pranë ekskavatorit. Më 15 korrik ndërroi jetë në QKUK edhe Milazim Binaku, si pasojë e plagëve të marra më 8 korrik në Fabrikën e Pajimeve Xehtare në Palaj. Ndërsa më 27 shkurt, Migjen Sadiku vdiq në ambientet e Termocentralit “Kosova B”.
Tahiri tha se viktimat kishin dalë në punë për të siguruar të ardhurat e familjeve të tyre, por nuk u kthyen më në shtëpi. Ai nënvizoi se pas secilit prej këtyre emrave ka nëna që presin, bashkëshorte që mbeten të vetme dhe fëmijë që kërkojnë të kuptojnë pse baballarët e tyre nuk u kthyen.
Deputeti i PDK-së rikujtoi se Qeveria ka përqendruar sistemin e inspektimeve përmes krijimit të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Megjithatë, sipas tij, kur ndodhin raste tragjike, institucionet shmangin përgjegjësinë.
“Qeveria nuk mund të drejtojë dhe njëkohësisht të mbikëqyrë ndërmarrjet publike, e më pas të pretendojë se nuk mban përgjegjësi. Kur flitet për rritje të prodhimit dhe progres, zyrtarët dalin për të shprehur krenari, ndërsa përballë vdekjeve fshihen pas mjeteve dhe ambienteve të pushtetit. Meqë këto raste kanë ndodhur në një ndërmarrje publike nën kontrollin e drejtpërdrejtë të shtetit, ato përbëjnë dëshmi të dështimit institucional. Nëse shteti nuk është në gjendje të mbrojë punëtorët e vet, atëherë si mund të pretendojë se mbron jetën dhe të drejtat e punëtorëve në sektorin privat?”, deklaroi Tahiri.
Ai theksoi se siguria në punë nuk mund të mbështetet vetëm te deklaratat e ngushëllimit. Sipas tij, ajo kërkon standarde të përcaktuara, inspektime të rregullta dhe të pavarura, masa parandaluese, zbatim të ligjit dhe përgjegjësi institucionale, përpara se të humbet një tjetër jetë.
Meqë, sipas tij, këto raste nuk mund të diskutohen në Kuvendin e Kosovës dhe në komisionet parlamentare, Tahiri u bëri thirrje Qeverisë së Kosovës, ministrisë përkatëse, Inspektoratit të Punës dhe Korporatës Energjetike të Kosovës që t’u ofrojnë mbështetje financiare familjeve të viktimave. Ai kërkoi gjithashtu inspektime të menjëhershme, të plota dhe të pavarura, evidentimin dhe eliminimin e rreziqeve në vendet e punës, forcimin e masave për sigurinë dhe mbrojtjen e punëtorëve, si dhe garantimin që ngjarje të tilla të mos përsëriten.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se deri në orën 14:00 të 21 gushtit janë regjistruar 16 vatra zjarri…
Zjarri në Lufaj të Mirditës vijon të jetë aktiv dhe, për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë,…
B Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri në një konferencë për mediz ka akuzuar Qeverinë për mungesë reagimi dhe…
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) publikoi raportin e auditimit të performancës “Zbatimi i procedurave të prokurimit për mirëmbajtjen rutinore dhe…
Kadri Xhemaili është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosjen ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Vendimi është…