Categories: kosovë

Ardian Gjini: Aleanca bojkoton vazhdimin e seancës konstituive dhe paralajmëron adresimin e çështjes në Kushtetuese

Aleanca ka vendosur të mos jetë pjesë e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e caktuar për të mërkurën në orën 11:00. Vendimi u bë i ditur nga kryetari i partisë, Ardian Gjini, pas mbledhjes së Kryesisë, ku u shqyrtuan zhvillimet e fundit politike dhe çështjet që kanë të bëjnë me organizimin e funksionimin e Aleancës, raporton KosovaPress.

Të lidhura

None found

Sipas Gjinit, shumica e deputetëve të Grupit Parlamentar dhe e anëtarëve të Kryesisë e kanë mbështetur qëndrimin për të mos marrë pjesë në seancë, me arsyetimin se situata në vend përbën shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës.

“Më duhet t’ju tregoj që sot Aleanca e ka konfirmuar vullnetin e shumicës së grupit të deputetëve, të kryesisë që nesër mos të marrim pjesë dhe mos të legjitimojmë shkeljen e vazhdueshme dhe brutale të Kushtetutës së Kosovës nga partia që ka dalë si e kaluara. Domethënë, Kosova sot është tërësisht jashtë normës kushtetuese. Ne e dimë që edhe pas 30 ditësh që po flasim për dëgjimin e rezultateve të zgjedhjeve, kemi qenë vetë jashtë e kemi toleruar një interpretim politik të Kushtetutës nga vetë partia fituese, duke ia dhënë vetes edhe 30 ditë të tjera prej atij 30-ditëshi që ekziston në bazë të interpretimit të kushtetutëqa, nga Gjykata Kushtetuese. E kemi parë që dy herë seanca është thirrur në ditët e fundit të skadimit të atij 30-ditëshi, ndërsa këtë thirrjen e fundit, të cilën e kanë bërë katër ditë pas skadimit edhe të interpretimi të vet politik, e shohim si fyerje ndaj Kosovës, fyerje ndaj qytetarëve, fyerje ndaj shtetit tonë edhe ndaj Kushtetutës e ndaj deputetëve”, ka deklaruar Gjini.

Ai sqaroi se Aleanca do të merrte pjesë në seancë nëse thirrja do të bëhej deri të shtunën, ditë kur, sipas tij, përfundonte afati i dytë 30-ditor.

Kreu i Aleancës njoftoi se, pas zhvillimeve të fundit, partia do të kërkojë që çështja të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Për këtë hap, ai tha se do të koordinohen me dy partitë e tjera opozitare.

“Ajo që e pret Kosovën është patjetër një referim në Gjykatën Kushtetuese, të cilën duhet me e dakorduar me dy partitë e tjera të cilat po i shohim… që ende janë në opozitë, se ku do të jemi nesër ne nuk e dimë, sepse asnjë parti nuk e di. Por deri sot që janë në opozitë, duhet të dakordohemi me ta edhe t’i referohemi Gjykatës Kushtetuese, për shkak se nuk kemi rrugë tjetër sot përveç kësaj rruge”, ka deklaruar Gjini.

Gjini tha se gjatë mbledhjes së Kryesisë, shumica e anëtarëve votuan për mospjesëmarrjen në seancën e së mërkurës, ndërsa vetëm një anëtar shprehu qëndrim të ndryshëm.

“Asnjëri prej deputetëve ka qenë kundër, një anëtar i kryesisë e ka dhënë mendimin ndryshe. Një prej anëtarëve prezent vetëm një. Ekzakt sipas rregullores korrekt me tema. Çka do të ndodhë nesër… shihni, përbindja ime prej asaj që po e kuptojmë edhe çka po shohim që po ndodh me Kosovën në këtë epokë të mashtrimit të madh, ne mundohemi me besuar që edhe nesër nuk konstituohet. Edhe sikur të konstituohet nesër, do të jetë jashtë normës kushtetuese, është jashtë kushtetutës. Por, besojmë ose jo, këto maskarada që i kemi parë më herët mos na defasojnë se edhe nesër edhe në këtë situatë jashtëkushtetuese nuk konstituohet”, tha ai.

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të mbahet të mërkurën në orën 11:00. Në këtë seancë pritet të procedohet me konstituimin e legjislaturës, si dhe me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. VV, PDK dhe LDK, tri partitë e mëdha parlamentare, kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive.

të fundit

Kombëtarja i dha kurajë gjatë trajtimit të kancerit, FSHF i mundëson Jonit takimin me lojtarët dhe daljen në fushë

Joni me lojtarët e KombëtaresHistoria e Jonit me Kombëtaren shqiptare nisi në vitin 2025, kur një familjare e tij i…

11 minutes ago

Nga i shtrenjtë në ekskluziv: iPhone Duo “Liquid Metal” kalon 21 mijë dollarë

Apple prezantoi në fillim të këtij muaji iPhone-in e saj më të shtrenjtë deri më tani, modelin e palosshëm iPhone…

12 minutes ago

Evri teston në Britani robotë dykëmbësh për dërgimin e pakove

Dërgesa juaj e ardhshme mund të mbërrijë në derë me ndihmën e një roboti me dy këmbë. Kompania britanike e…

12 minutes ago

Nga 3 në 180 minuta në fushë: ngarkesa e lojtarëve të Kosovës para ndeshjes me Izraelin

Kosova ka zhvilluar dy ndeshjet e para të këtij cikli të Ligës së Kombeve në vetëm tri ditë, fillimisht duke…

12 minutes ago

Elon Musk sugjeron libra nën kokën e shtratit për refluksin – çfarë thotë shkenca?

Elon Musk njihet më së shumti për raketat, makinat elektrike dhe kompanitë teknologjike, por së fundmi ai ka tërhequr vëmendjen…

13 minutes ago

Tre debutues për Francën kundër Belgjikës, përsëritet pas katër vjetësh një rast i ngjashëm

Ndeshja e Francës ndaj Belgjikës u shënua edhe nga debutimi i tre futbollistëve me fanellën e “Gjelave”.Jeremy Jacquet, Andy Diouf…

13 minutes ago