Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka vlerësuar se LDK-ja dhe UÇK-ja përbëjnë një të vetëm rrugëtim të shqiptarëve të Kosovës kah liria dhe pavarësia, duke kërkuar që historia të shqyrtohet vetëm mbi bazën e fakteve dhe pa përvetësime politike të meritave.
None found
Sipas tij, për të kuptuar të tashmen duhet njohur e kaluara në tërësi, ndërsa të dyja lëvizjet nuk mund të trajtohen si projekte të veçanta, por si pjesë e një përpjekjeje të përbashkët kombëtare.
Gashi thekson se LDK-ja, nën drejtimin e Ibrahim Rugovës, u bë një lëvizje me karakter gjithëpopullor, që organizei rezistencën paqësore, krijoi institucione paralele dhe e mbajti të gjallë ëndrrën për shtetformim, me pjesëmarrjen e aktivistëve me bindje të larmishme, përfshirë ish-anëtarë të NDSH-së, LPK-së dhe LKÇK-së.
Ai rikujton se qysh në fillimet e viteve ’90, LDK-ja filloi përpjekjet për organizimin e rezistencës dhe mbrojtjes përmes shtabeve vendore, strukturave të mbrojtjes territoriale, Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Brendshme.
Në këtë vazhdimësi, sipas Gashit, u formua edhe UÇK-ja – si formë e rezistencës së armatosur dhe e dëshirës për çlirimin e Kosovës – produkt i realitetit të kohës, i veprimtarisë së organizimeve politike të ndryshme, përfshirë LDK-në, LPK-në dhe LKÇK-në, dhe i domosdoshmërisë për t’u kundërvënë represionit me armë.
“UÇK-ja është krijesë e popullit të Kosovës dhe në themelet e saj është edhe LDK-ja”, shprehet Gashi, duke shtuar se kjo nuk i fshin dallimet në strategji e organizim, por i vendos ato përballë qëllimit të përbashkët – çlirimi i vendit.
Ai thekson se rruga drejt lirisë u kalua në kushte tepër të vështira, nën shtypjen serbe dhe në një situatë ndërkombëtare në ndryshim të shpejtë, ku përveç sakrificave që meritohen të nderohen, pati edhe gabime e plagë që kërkojnë drejtësi – një histori që duhet studiuar pa paragjykime e pa standarde të dyfishta.
Sipas tij, çdo tentativë për ta ndarë artificialisht LDK-në nga UÇK-ja ose për t’u atribuar vetëm njërit palë meritën e lirisë i bën dëm së vërtetës historike dhe harmonisë politike, pasi përçarjet kanë sjellë pasoja të rënda, ndërsa bashkimi rreth interesave të përbashkëta ka qenë nevojë kombëtare.
Gashi thekson se sfida e sotme është ndërtimi i Kosovës si shtet demokratik dhe funksional, me institucione të forta, drejtësi të pavarur, ekonomi zhvillimi, arsim cilësor dhe lidership që i vënë interesat shtetërorë mbi ato partiake.
“Liria është trashëgimi e përbashkët, shteti është përgjegjësi e të gjithëve dhe e ardhmja është detyrim ndaj brezave që vijnë”, konkludon ai, duke kërkuar politikë që i njeh kontributet pa i përvetësuar dhe lidership që përdor historinë për të bashkuar, e jo për të ndarë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje të reja lidhur me incidentin e ndodhur më 11 tetor, pas përfundimit të…
Ka nisur protesta e 135 qytetarë në vend. Pas organizimit në sheshin Skënderbej, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, duke kërkuar largimin…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e 12 tetorit në Cinisello Balsamo, pranë Milanos në Itali, ku një foshnjë…
LSDM sot ka reaguar për deklaratën e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski se deri në fund të mandatit të tij…
Këngëtarja e njohur amerikane, Britney Spears, ka rrëfyer se vazhdon të ndihet e hidhëruar për 13 vitet që kaloi nën…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin. Takimi po zhvillohet…