Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka pranuar 41 sinjalizime të jashtme. Në të njëjtën periudhë, institucionet publike dhe subjektet private kanë raportuar gjithsej 82 raste të sinjalizimit të brendshëm.
None found
Në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, sinjalizim konsiderohet paraqitja e dyshimeve ose e informacioneve për korrupsion, shkelje ligjore, mashtrim, keqpërdorim të detyrës, konflikt interesi dhe parregullsi të tjera brenda një institucioni publik apo subjekti privat.
Raporti gjashtëmujor i APK-së, i publikuar të premten dhe që përfshin periudhën nga 1 janari deri më 30 qershor 2026, tregon se 40 nga 41 sinjalizimet e jashtme janë trajtuar brenda afateve të përcaktuara me ligj. Një rast ka mbetur për t’u shqyrtuar gjatë korrikut.
Prej rasteve të shqyrtuara, 20 u janë përcjellë institucioneve kompetente për procedim të mëtejshëm. Në 14 raste është marrë vendim për refuzim për shkak se nuk janë plotësuar kushtet ligjore, ndërsa gjashtë raste janë përmbyllur.
Sipas ndarjes së paraqitur në raport, 22 raste lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, tetë me proceset e rekrutimit dhe katër me procedurat e prokurimit publik. Gjashtë raste të tjera janë klasifikuar në kategori të ndryshme.
Nga qytetarët janë dorëzuar 27 raportime, kurse operatorët ekonomikë kanë paraqitur 13 sinjalizime në mënyrë anonime. APK-ja njofton gjithashtu se gjashtë sinjalizues kanë kërkuar mbrojtje ligjore gjatë kësaj periudhe.
Në sektorin publik, 150 institucione kanë raportuar në APK dhe kanë evidentuar në total 64 sinjalizime të brendshme. Korporata Energjetike e Kosovës ka regjistruar numrin më të lartë, me 14 raste, pasuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës me 12 dhe Trepça Sh.A. me 10 raste.
Zbatimi i mekanizmave të sinjalizimit në sektorin privat është përfshirë po ashtu në raport. Deri më 9 shkurt 2026, Agjencia kishte kontaktuar 683 subjekte private. Nga këto, 411 kishin emëruar zyrtarin përgjegjës për sinjalizimet, ndërsa 250 kishin raportuar se sistemi ishte funksional. Gjatë periudhës së raportimit, te subjektet private janë regjistruar 18 raste të sinjalizimit të brendshëm.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u mor e pandehur për…
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të karburanteve në vend, duke akuzuar tregtarët se…
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku u paraqit ditën e sotme në SPAK. Pas rreth 20 minuta, Balluku ka lënë ambientet e SPAK,…
Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria do të angazhojë dronë inteligjentë të prodhuar brenda vendit për sigurinë e hapësirës ajrore…
Eksperti i sigurisë, Gurakuç Kuçi, ka reaguar pas arrestimit të një serbi nga Istogu në Serbi, me pretendimin e autoriteteve…
Gjatë Samitit të NATO-s në Tiranë, siguria e hapësirës ajrore do të garantohet përmes dronëve inteligjentë të prodhuar në Shqipëri.…