Categories: kosovë

Apeli nuk pritet ta ndryshojë vendimin”/ Avokatja përlotet për ish-liderët e UÇK-së: Edhe zhbërja e Hagës nuk prek 81 vitet e dënimit

Avokatja dhe studiuesja e Oxford-it, Rudina Jasini, komentoi përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “Top Story” vendimin e Hagës për dënimin e ish-liderëve të UÇK-së.

Të lidhura

None found

E përlotur gjatë reagimit të saj, Jasini e cilësoi situatën si një realitet jashtëzakonisht të dhimbshëm. Sipas saj, problematika e kësaj gjykate nis që me ligjin mbi bazën e të cilit ajo u krijua.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Apeli mund të ndikojë te dënimi i ish-liderëve, avokatja tha se nuk pret ndonjë ndryshim rrënjësor. Ajo theksoi gjithashtu se, edhe në rast se gjykata do të zhbëhej, një vendim i tillë nuk do të kishte efekt mbi 81 vitet e dënimeve të dhëna tashmë.

Jasini deklaroi se është e vështirë të gjenden fjalët për atë që e përshkroi si një çast të errët në historinë e kombit shqiptar. Duke iu referuar mënyrës së ngritjes së institucionit dhe qasjes së gjyqtarëve, ajo tha se shpallja e fajësisë nuk ishte e paparashikueshme. Sipas avokates, ligji themelues u ka krijuar gjyqtarëve një hapësirë të tillë procedurale që e bën këtë gjykatë të paprecedentë. Ajo nënvizoi se bëhet fjalë për një gjykatë të Kosovës, por të administruar nga ndërkombëtarët.

Sipas saj, gjatë procesit, i cili ka zgjatur 5 vite e gjysmë, prokuroria nuk e paraqiti çështjen si të bazuar në krime. Jasini ngriti pikëpyetje nëse ligji ishte shqyrtuar sa duhej në kohën kur u ndryshua Kushtetuta dhe ai u hartua, duke e konsideruar atë shumë problematik dhe përgjegjës për dënimet e pasojat e krijuara.

Ajo shprehu dyshime edhe për fazën e Apelit, pasi, siç tha, në tre çështje të mëparshme të lidhura me luftën e UÇK-së, gjykata e apelit nuk është larguar shumë nga vendimet fillestare. Për këtë arsye, Jasini e konsideron të pamundur një ndryshim radikal. Ajo shtoi se edhe një votim i menjëhershëm për zhbërjen e gjykatës nuk do të kishte fuqi mbi atë që është vendosur tashmë.

Avokatja tha se realiteti aktual është tepër i dhimbshëm, duke kujtuar se ka qenë shumë pranë këtyre individëve dhe i ka parë edhe në dimensionin njerëzor, përfshirë privimin nga liria dhe mohimin e lirimit me kusht.

Sipas Jasinit, është e vështirë të imagjinohet marrja e një vendimi për një dënim 25-vjeçar dhe ruajtja e atij qëndrimi në sallën e gjyqit. Ajo tha se këta individë kanë tiparet e liderëve, sepse epoka i ktheu në të tillë, dhe se nuk ishin ata që zgjodhën luftën, por lufta që i zgjodhi ata.

Jasini kundërshtoi edhe faktin që vendimet u dhanë në emër të popullit të Kosovës, ndërkohë që, sipas saj, asnjë shtetasi shqiptar, përveç përkthyesit, nuk iu dha mundësia të ishte pjesë. Ajo e cilësoi vetëm formal pretendimin se dënimi u shqiptua në emër të popullit të Kosovës, duke thënë se ai nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë si i tillë.

Në përfundim, avokatja e përshkroi vendimin si një tragjedi kombëtare për popullin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Ajo bëri thirrje që në të ardhmen shqiptarët të tregohen gjithnjë e më vigjilentë, në mënyrë që të dinë si t’u përgjigjen këtyre rrymave.

të fundit

Majko: The Hague ruling does not change history, but proves the unbreakable ties between Kosovo and Albania

Një vendim dramatik që nuk e ndryshon historinë e ka quajtur ish-Kryeministri shqiptar i Luftës së Kosovës, Pandeli Majko, verdiktin…

24 seconds ago

Appeal not expected to change the decision” / lawyer tearful for former KLA leaders: even dissolution of The Hague does not affect the 81 years of sentence

Në një lidhje live për ‘Top Story’, avokatja dhe studiuesja e Oxford-it, Rudina Jasini, ka komentuar vendimin e Hagës për…

50 seconds ago

Besnik Tahiri: Specialist Chambers ruling against former KLA leaders is political

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, e ka quajtur politik aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai, derisa…

1 minute ago

Le Monde” after the Hague verdict: Controversial court that accepted evidence from Belgrade

Trupi gjykues ndërkombëtar i Dhomave të Specializuara të Kosovës e shpalli sot ish-presidentin, Hashim Thaçi, fajtor për krime lufte, sipas…

2 minutes ago

Përfundon protesta e 109-të para Kryeministrisë, organizatorët thirrje për tubim nesër në orën 10:00 te Kuvendi

Në ditën e 109-të të protestës, e cila u zhvillua këtë të mërkurë në mbrëmje para Kryeministrisë, organizatorët kanë paralajmëruar…

2 minutes ago

France reaffirms support for Kosovo’s independence and institutions

Franca ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara…

5 minutes ago