Categories: kosovë

Apeli lë në fuqi paraburgimin për gjyqtarin Avdirrahman Gashi, i dyshuar për shpërdorim detyre

Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë për mbajtjen në paraburgim të gjyqtarit Avdirrahman Gashi, i cili përballet me akuza për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të lidhura

None found

Në aktvendimin e datës 21 gusht 2026, Apeli ka refuzuar si të pabazuar ankesën e paraqitur nga avokati mbrojtës i të pandehurit, Halit Shaljani, duke lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, të marrë më 15.08.2026.

Kolegji që shqyrtoi çështjen përbëhej nga kryetari Vaton Durguti dhe anëtarët Mentor Bajraktari e Valon Kurtaj.

Më 15 gusht 2026, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë kishte vendosur masën e paraburgimit prej një muaji për Gashin.

Arrestimi i Avdirrahman Gashit u krye një ditë më parë, më 14 gusht 2026, nga Prokuroria Speciale me mbështetjen e Njësisë së Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës, pas një hetimi disamujor që kishin zhvilluar autoritetet.

Sipas Prokurorisë Speciale, ekziston dyshimi i bazuar se gjyqtari është i implikuar në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.

të fundit

Bllokada shqiptare ndaj trupave ruse në Rahovec, gusht 1999: historia e një përplasjeje pas luftës

Vetëm pak më tepër se 2 muaj pas përfundimit të luftës, qindra shqiptarë të Kosovës bllokuan rrugët që çonin drejt…

8 minutes ago

Muhamed Ali përdori fotografinë e një viçi të shpëtuar në Kaliforni për ngjarjen në Kitka

Drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Muhamed Ali, publikoi një foto ku tregonte shpëtimin e një viçi të vogël…

12 minutes ago

Bes Kallaku fejohet? Unaza në gisht në postimin e fundit të aktorit bën lëmsh rrjetin

Një unazë në gisht dhe një mesazh i shkurtër kanë mjaftuar që Bes Kallaku të ndezë aludimet për një zhvillim…

12 minutes ago

UEFA gjobit Crvena Zvezdën me 135,500 euro pas eliminimit ndaj Hapoel Be’er Shevas

Crvena Zvezda është ndëshkuar nga UEFA pas ndeshjes së kthimit ndaj Hapoel Be’er Shevas në kuadër të kualifikimeve për Ligën…

16 minutes ago

Videoja e Melania dhe Donald Trump në Uashington bëhet virale, eksperti i buzëve interpreton bisedën e tyre

Donald dhe Melania Trump u shfaqën së bashku në ‘Freedom 250 IndyCar Grand Prix’, një aktivitet garash me makinë në…

22 minutes ago

Edhe pas 4 orësh, vazhdon blackout i Vodafone në jugun e Shqipërisë

Blackout i rrjetit të Vodafone që ka misur në orën 14:15 vazhdon edhe pse kanë kaluar mbi katër orë. Abonentë…

27 minutes ago