kosovë

Analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Ndalimet në kufi dhe marrja në pyetje disa orëshe nga autoritetet e Serbisë të shtetasve nga Kosova, po ndodhin gjithnjë e më shpesh. Madje jo vetëm e atyre të nacionalitetit shqiptar.

Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Kthim e Komunitetet në qeverinë e Kosovës, është mes atyre që vazhdimisht është ndaluar nga policia serbe.

Të lidhura

None found

“Shumë shpesh dëgjoj serbët që thonë se ne nuk jemi të lirë të shkojmë në fshatin tonë të lindjes, sepse dikush mund të na arrestojë në Merdar dhe të na akuzojnë. Nga ana tjetër, tani shumë shqiptarë, diaspora e tyre, do të ndjejnë pasigurinë e plotë të udhëtimit nëpër Serbi. Nëse ky ishte qëllimi dhe përkushtimi i negociatorëve për të krijuar një atmosferë të tillë, atëherë tani kemi diçka qe është në të kundertën me pajtimin dhe relaksimin e marrëdhënieve”, tha Rada Trajkoviq, këshilltare në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Ndalimet dhe arrestimet e tilla, Beogradi zyrtar i arsyeton si veprime për kontrolle sigurie, ndërsa përveç shqiptarëve, ndalon edhe serbët që punojnë në institucionet e Kosovës, e që nuk janë në përputhje me qëndrimet e Listës Serbe dhe pushtetit serb.

Njohësit e zhvillimeve këto i shohin si një lloj hakmarrje pas zhvillimeve të fundit në Këshillin e Evropës në rapot me Kosovën.

“Është një sjellje absolutisht jodiplomatike, jopolitike dhe çnjerëzore. Këtë me arrestimet e policëve dhe zëvendës komandantit të Policisë së Kosovës që është serb, po e bëjnë me qëllim sepse po duan të thonë se këtu po e arrestojmë tradhtarin. Kjo është diçka e shëmtuar për një vend. Kështu sillet Serbia. Ne kemi prekur fundin moral dhe politik. Besoj se perëndimi e sheh këtë”, tha Zllatoje Martinov, publicist.

Edhe pse ka reagime nga disa shtete perendimore, si dhe nga Departamenti i Shtetit i Amerikan, pak njerëz besojnë se thirrje të tilla nga perëndimi do të japin rezultate, duke paralajmëruar mundësinë që të vazhdojnë lëvizjet jodiplomatike të Serbisë. /rtk/

të fundit

Bardh Maxhuni veçon Real Betisin dhe Comon si surprizat e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë…

5 minutes ago

19-year-old from Skopje arrested in Bulgaria, suspected of transporting €100,000 in counterfeit money

Policia bullgare ka arrestuar 19 vjeçarin H.D nga Shkupi mbi dyshimet se i janë gjetur rreth 100 mijë euro të…

5 minutes ago

Pepper spray attack on Klevi Muka, Berisha: An abhorrent crime and an attack on media freedom

Kreu i PD Sali Berisha ka dënuar dhunën ndaj gazetarëve në protestë. Berisha shprehu shqetësim për lëndimin e gazetarit të…

7 minutes ago

Rama and Berisha in prison”, students continue their revolt and set rubbish bins on fire

Një numër jashtëzakonisht i lartë i protestueve është shënuar gjatë protestës së sotme. Ata janë duke marshuar tanimë pranë qendrës…

7 minutes ago

Tensions flare again at large protest near Parliament as kiosk catches fire

Një tjetër situatë tensionuese është regjistruar pranë Parlamentit. Protestuesit kanë hedhur sërish mjete piroteknike, ndërsa një nga kioskat aty pranë…

7 minutes ago

Protester arrives unconscious at Trauma Hospital amid suspicions of rubber bullet injury to eye

Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë. Rreth orës 18:15, një automjet i një…

8 minutes ago