Ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu bashkë me bashkë me drejtoreshën e Departamentit Ekonomik në ambasadë, Daniela De Giorgi kanë vizituar fabrikën “Comodita Home”.
Ata janë pritur nga pronari i “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli dhe drejtori ekzekutiv i “Comodita Home”, Eroll Shabi.
None found
De Riut i janë prezantuar hapësirat e fabrikës ku dhe është njoftuar për kapacitetet e prodhimit dhe gamën e gjerë të produkteve inovative, duke nisur nga dyshekët, jastëkët dhe mbishtresat e dyshekëve.
Nikoqirët gjithashtu e njoftuan ambasadorin italian për eksportin që “Devolli Corporation” e bën në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
De Riu dhe De Giorgi janë shprehur të fascinuar me punën që bëhet në Comodita dhe rrjetin e dyqaneve të saj.
Gjatë vizitës është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të “Devolli Corporation” dhe bizneseve italiane, duke nisur nga aspekti i sigurimit të lëndës së parë dhe sigurimit të makinerive.
Qëllimi i kësaj vizite ka qenë të shihet potenciali i korporatës dhe mundësisë së krijimit të urave lidhëse në fushën e tekstilit, të ushqimit dhe teknologjisë.
Sulmuesi i Francës dhe Bayernit, Michael Olise, nuk ka bërë bujë vetëm me paraqitjet e tij në Kupën e Botës…
Al-Hilal është gati të tentojë një tjetër transferim të madh. Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, klubi saudit ka nisur bisedimet e…
Andrea Pirlo është shfaqur si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë, pas emërimit të Paolo Maldinit…
Liverpooli është i gatshëm ta ndihmojë Arne Slotin të marrë drejtimin e Kombëtares së Holandës, duke mbuluar një pjesë të…
Legjenda e Anglisë, John Terry, ka bërë një krahasim të madh për Jude Bellinghamin, duke thënë se mesfushori i Real…
Mesfushori i Francës, Adrien Rabiot, ka dërguar një mesazh të fortë përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës,…