Categories: kosovë

Ambasadori britanik vë në qendër vendimin e Speciales, LDK-ja e zëvendëson me “zhvillime aktuale” në komunikatë

Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në selinë e kësaj partie.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij pas bisedimeve, diplomati britanik vuri në dukje se me kryetarin Lumir Abdixhiku kishte trajtuar vendimin që Gjykata Speciale dha javën e kaluar.

“Biseduam mbi rëndësinë e vijueshme të mbajtjes së qëndrimeve të përmbajtura dhe me dinjitet ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, shkroi Hargreaves në fjalinë e dytë të postimit të tij.

Ndërkohë, në komunikatën e LDK-së nuk përmendet fare vendimi dënues i Speciales për katër ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët morën gjithsej 81 vite burg. Partia në njoftimin e saj u referohet “zhvillimeve aktuale politike në vend”.

“Gjatë bisedës u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në fjalinë e dytë të njoftimit të LDK-së.

Më tej, komunikata saktëson se “Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Hargreaves për qëndrimet e LDK-së lidhur me zhvillimet e fundit, duke theksuar përkushtimin e LDK-së ndaj mbrojtjes së interesit të Republikës dhe funksionalitetit të institucioneve demokratike”.

Edhe ambasadori britanik konfirmoi se në takim u fol për funksionimin e institucioneve.

“Gjithashtu, nënvizova nevojën për të përfunduar sa më parë formimin e institucioneve, në mënyrë që Kosova të përqendrohet në përmbushjen e nevojave të qytetarëve të saj dhe në avancimin e objektivave tona të përbashkëta ndërkombëtare”, shtoi ai në fund të statusit.

Ndërkaq, në fund të kumtesës së LDK-së theksohet se kryetari Abdixhiku i shprehu mirënjohje Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme, duke evidentuar rëndësinë e partneritetit të fortë mes dy shteteve dhe bashkëpunimin e ngushtë në funksion të demokracisë, sundimit të ligjit e stabilitetit të Kosovës.

të fundit

Përparim Bajrami to be released from Shutka prison after providing security worth over €1.1 million

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë prej 1.140.781 eurosh, e ofruar në formë të pronës…

11 minutes ago

Përparim Bajrami do të lirohet nga burgu i Shutkës pas vënies së garancisë prej mbi 1,1 milion eurosh

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë prej 1.140.781 eurosh, e ofruar në formë të pronës…

18 minutes ago

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

5 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

5 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

5 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

5 hours ago