kosovë

Ambasadori britanik në Prishtinë takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë të mbajnë bisedime konstruktive dhe të respektueshme për të gjetur zgjidhje pasi vendi ka hasur në një pengesë tjetër, zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Hargreaves i bëri këto komente pas një takimi të martën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës i mbaron mandati më 4 prill.

Të lidhura

None found

“Sot bisedova me presidenten Osmani për nevojën urgjente që Kosova të rikthehet në stabilitet politik, në mënyrë që të mundësohet përparimi në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare. Në këtë kohë të pasigurisë së shtuar politike, diskutimi politik i respektueshëm dhe konstruktiv është thelbësor për të gjetur një rrugë përpara”, shkroi ai në Facebook.

Kosova nuk ka arritur ta zgjedhë pasuesin e Osmanit, e cila edhe vetë ka shprehur synimet për një mandat të dytë, dhe çështja është dërguar në gjykatën më të lartë të vendit për shkak të krizës procedurale dhe interpretimeve të ndryshme kushtetuese.

Të hënën, Gjykata Kushtetuese e pezulloi përkohësisht, deri më 31 mars, një dekret të presidentes Osmani, përmes të cilit ajo e kishte shpërndarë Kuvendin e Kosovës më 6 mars.

Kushtetuesja tha se vendimi ia ndalon çdo veprim Osmanit në lidhje me dekretin e 6 marsit, si dhe ia ndalon çdo veprim Kuvendit të Kosovës derisa masa e përkohshme është në fuqi.

Kjo nënkupton se Osmani nuk mund të shpallë zgjedhje të reja dhe Kuvendi nuk mund ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit gjatë kësaj kohe.

Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit u dorëzua nga kryeministri i Albin Kurti në emër të Qeverisë.

Kuvendi u përpoq më 5 mars ta zgjedhë presidentin e ri, pasi partia në pushtet i paraqiti dy kandidatë për president, Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxhën, por vetëm pasi kishin dështuar bisedimet paraprake me partitë opozitare për një emër që do ta gëzonte mbështetjen e nevojshme.

Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.

Seanca u ndërprerë në mungesë kuorumi, pasi u braktis nga partitë opozitare.

Për partitë opozitare, dy figurat e prezantuara nga partia në pushtet kanë qenë të papranueshme dhe ato kanë ngulur këmbë në marrëveshje politike ose një emër të pajtueshëm.

Osmani nuk u paraqit si kandidate nga asnjë parti, edhe pse Lëvizja Vetëvendosje pretendoi se ia kishte ofruar mundësinë.

Për partinë në pushtet, ajo nuk i ka pasur votat e nevojshme, ndërsa për partitë e tjera ajo nuk e ka personifikuar unitetin e nevojshëm që i duhet figurës së presidentit./rel

të fundit

IKD-ja kërkon gjashtë ndryshime në projektligjin për Byronë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar të enjten një hulumtim parlamentar me gjashtë propozime për amendamentimin e projektligjit…

3 minutes ago

Bajrami kritikon Qeverinë: Çmimet u rritën 7.8% në shtator, ndërsa munguan reformat

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e çmimeve në Kosovë, duke thënë…

4 minutes ago

VIDEO/ Protestuesit i vënë zjarrin një godine në Rrugën e Durrësit

Ditën e sotme, një godinë në Rrugën e Durrësit në Tiranë, është përfshirë nga flakët gjatë protestës së të rinjve.…

8 minutes ago

Olise mes Real Madridit dhe Bayernit, por Spanja mbetet zgjedhja e tij e preferuar

Michael Olise po e shqyrton mundësinë e transferimit në Spanjë, me Real Madridin që mbetet një nga klubet më të…

9 minutes ago

Protestat në Tiranë, OVL-ja dënon keqpërdorimin e flamurit të UÇK-së dhe kërkon respektimin e simbolit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka dënuar çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të…

12 minutes ago

Kodi Civil pritet sërish në Kuvend, Kurti njofton mbledhjen e grupit punues

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Kodi Civil do të rikthehet për shqyrtim në Kuvend, ndërsa ka bërë…

13 minutes ago