Categories: kosovë

Ambasada e SHBA-së në Kosovë përshëndet 250-vjetorin e Pavarësisë amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka përcjellë një urim për qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë, në 250-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së SHBA-së.

Të lidhura

None found

Në mesazhin e saj, Ambasada ka sjellë në vëmendje John Hancock, duke kujtuar se ai ishte personi që, 250 vjet më parë, e vendosi i pari emrin në Deklaratën e Pavarësisë.

Ambasada theksoi se firma e Hancock-ut vazhdon të përfaqësojë guximin dhe vendosmërinë e themeluesve të Shteteve të Bashkuara.

“Dyqind e pesëdhjetë vjet më parë, sot, John Hancock e vendosi emrin e tij të parin në Deklaratën e Pavarësisë. Dhe jo me përulësi. Është e lehtë të harrosh se duke nënshkruar Deklaratën, Hancock po kryente një akt tradhtie në emër të lirisë. Firma e tij mbetet një simbol i guximit të themeluesve të Amerikës. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, thuhet në urimin e Ambasadës Amerikane.

të fundit

Barcelona rikthen në objektiv Lukeban, Flick e kërkon për merkaton e janarit

Barcelona ka rikthyer interesimin për transferimin e mbrojtësit francez Castello Lukeba, i cili konsiderohet një nga objektivat e trajnerit Hansi…

38 seconds ago

Ivi Kaso: Rreth 1 mijë persona janë ndaluar në protesta, shumica pretendojnë keqtrajtime në polici

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka ngritur akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit për mënyrën e trajtimit të…

15 minutes ago

Gërvalla mohon se i kërkoi viktimës t’i drejtohej Qeverisë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke sqaruar deklaratën e saj lidhur…

18 minutes ago

Mexhiti: Shkelja e ligjit për përfaqësim të drejtë mund të çojë në shkarkim

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në Shenja” ka deklaruar se moszbatimi i ligjit për përfaqësim të…

18 minutes ago

Përplasje pas derbit Galatasaray-Fenerbahçe, policia futet në fushë për të qetësuar situatën

Derbi i zjarrtë mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes nuk përfundoi vetëm me emocione në fushën e lojës, pasi menjëherë pas përfundimit…

19 minutes ago

Galatasaray mposht Fenerbahçen në derbi dhe merr kreun e kampionatit

Galatasaray ka triumfuar në derbin e madh turk ndaj Fenerbahçes me rezultat 2-1, duke marrë tri pikë të rëndësishme që…

25 minutes ago