kosovë

Ambasada britanike i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë autorët e sulmit në Banjskë

“Ne vazhdojmë të mbajmë zi për humbjen e oficerit të policisë Afrim Bunjaku gjatë sulmit”, tha të mërkurën ambasada britanike në Kosovë, në dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ambasada, e cila e ka quajtur të tmerrshëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës, tha se autorët – përfshirë Millan Radoiçiq – ende nuk janë sjellë para drejtësisë.

“Ne përsëri i nxisim autoritetet serbe të veprojnë për këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ndër të tjera Ambasada.

Më 24 shtator të vitit 2023, një grup serbësh të armatosur, në krye me terroristin Millan Radoiçiq, sulmuan Policinë e Kosovës. Aty mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe u plagosën të tjerë.

Forcat speciale qëlluan për vdekje tre serbë, ndërkohë që pjesëtarë të grupit terrorist u larguan drejt Serbisë përmes rrugëve malore.
Grupi prej rreth 50 personave që udhëhiqej nga kryeterroristi, Milan Radoiçiq – i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kërkuar edhe nga institucionet vendore si i përfshirë në vrasje – me veshje ushtarake ishte vendosur në Manastirin e Banjskës e përreth tij.

Gati një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale më 11 shtator ka ngritur aktakuzë, ku në mesin e të akuzuarve kryesor është Radoiçiq, si udhëheqës i grupit. Sipas aktakuzës ata kanë kryer veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” dhe veprën penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”. Disa nga ata akuzohen edhe për financim të grupit, e shpëlarje të parasë.

Serbia ende nuk ka dorëzuar kriminelët e Banjskës, përkundër kërkesave të vazhdueshme të autoriteteve vendore dhe të disa aleatëve ndërkombëtarë.

Millan Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar.

të fundit

Presidenti Begaj në New York: Multilateralizmi, themeli i sigurisë dhe paqes globale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Takimin e Nivelit të Lartë të Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi”, i…

10 seconds ago

“Sinjal pozitiv” nga Trump, Ukraina pret marrëveshje për prodhimin e armëve me SHBA-në

Ukraina së shpejti do të sqarojë detajet ligjore të një sipërmarrjeje të përbashkët prodhimi armësh me SHBA-në. Kështu ka thënë…

27 minutes ago

Shkarkimi i Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut, mblidhet të enjten Këshilli i Ministrave

Nesër e enjte ora 12:00 do të Mblidhet Këshilli i Ministrave, për të vendosur për shkarkimin e Erion Veliajt nga…

45 minutes ago

Zelenskyy thirrje OKB-së: Ndalojeni Rusinë tani, për ndryshe Putini do të zgjerojë luftën

Presidenti i Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka folur sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Gjatë fjalës së tij Zelenskyy kërkoi…

1 hour ago

Drama për orën luksoze, Mozzik reagon sërish me ironi: Më kënaqet

Mozzik ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këto ditë për shkak të debatit rreth orës luksoze “Richard Mille”, e…

1 hour ago

Britania përdor inteligjencën artificiale për të goditur mashtrimet, kursen qindra milionë paund

Rezultatet nga testet e hershme tregojnë se një mjet i ri i inteligjencës artificiale për parandalimin e mashtrimeve mund të…

1 hour ago