Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, e ka përshëndetur si nismë të mirë deklaratën e miratuar sot në Kuvend për aktgjykimin e Gjykatës Speciale.
None found
Megjithatë, ai ka vlerësuar se deklarata nuk përbën veprim konkret nëse nuk votohet ligji për Gjykatën Speciale. Sipas Krasniqit, UÇK-ja mbrohet me vendime konkrete që mbështesin luftën dhe vlerat e saj.
Në postimin e tij, Krasniqi shkroi se deklarata e miratuar në Kuvend është nismë e mirë, por pa votimin e ligjit për Gjykatën Speciale, nuk është ndërmarrë asgjë konkrete.
Ai shtoi se mbrojtja e UÇK-së bëhet përmes veprimeve dhe vendimeve konkrete, që mbrojnë luftën e saj të drejtë dhe vlerat që ajo përfaqëson.
Krasniqi theksoi se qytetarët e Kosovës e dinë dhe e kanë ditur gjithmonë se UÇK-ja zhvilloi luftë të drejtë për lirinë e Kosovës.
Zbatimi zyrtar i "portofolit elektronik" fillon të enjten, që do të thotë se qytetarët do të kenë në celular kartën…
Lista Studentore në Serbi, fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, synon të formojë qeverinë pa partnerë koalicioni. [...] Read…
Kreu i PD-së Sali Berisha në fund të konferencës për mediat, u pyet edhe në lidhje me hetimet e SPAK…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar hetim të plotë, të pavarur dhe efektiv për vrasjen e Arlinda Zekajt…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë këtë të hënë një seancë të jashtëzakonshme plenare. Seanca mësohet se do të mbahet…
Aleanca ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve në të gjitha nivelet institucionale që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit të…