Altin Krasniqi deklaroi se babai i tij, Jakup Krasniqi, është 76 vjeç dhe mund të mos jetë më gjallë në kohën kur përfundon dënimi 25-vjeçar i shqiptuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
None found
Ai tha se përkrahja e treguar nga qytetarët gjatë protestës përbën një motivim të madh. Sipas tij, populli tashmë i ka konsideruar të pafajshëm ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët kanë qenë pjesë e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krasniqi e përshkroi si tepër të vështirë çastin kur u dha vendimi. Ai tregoi se e ka vizituar të atin dhe se Jakup Krasniqi vazhdon të ketë vullnet të fortë, ndërsa shprehu krenarinë për të dhe tha se kjo forcë e ka inkurajuar edhe atë.
“Jemi krenarë për secilin prej tyre. Një dënim prej 25 vjetësh është shumë i rëndë. Babai është 76 vjeç dhe, kur të përfundojë dënimi, mund të mos jetë gjallë. Krenohemi me të, sepse kemi jetuar 20 vjet në liri, të cilat mund të mos i kishim pa luftën e UÇK-së”, u shpreh Altin Krasniqi për EuroNews.
Sylvinho, Jasir Asani & Armando BrojaDitën e sotme, trajneri Rolando Maran ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet…
Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka bërë të ditur se është i gatshëm ta japë mbështetjen dhe…
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka kërkuar që Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e…
Paralajmërimi për ndërtimin e një Data-Qendre Kombëtare në Maqedoninë e Veriut vazhdon të shkaktojë reagime nga partitë opozitare, ndërsa Qeveria…
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Tiranën, ku në rrethana të paqarta burri…
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për një ushtrim që do të realizohet bashkë me ushtrinë amerikane, kroate dhe…