kosovë

Ali Ahmeti: Qëndroj fuqishëm në mbështetje të Kosovës në dialogun me Serbinë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me Albin Kurtin në Ohër thotë se qëndron fuqishëm prapa Kosovës në momentet vendimtare në dialogun me Serbinë.

Ai, në një postim në Facebook, shkruan se Kosova e pavarur është realitet.

Të lidhura

None found

“Qëndroj në mbështetje të fuqishme të Kosovës në momentet vendimtare në dialogun e saj me Serbinë dhe në të gjitha hapat e mëtejmë për rrumbullakësimin e plotë të shtetësisë së saj në të gjitha nivelet ndërkombëtare.

Këtë ia shpreha sot Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti në takimin që e patëm bashkë në Ohër.

Kosova e pavarur është realitet dhe drejtësi e ardhur në vendin e vet e konfirmuar edhe nga Evropa dhe SHBA-të që nuk mund të kontestohet në asnjë mënyrë.

Inkurajova Kryeministrin Kurti për epilog pozitiv të dialogut mbi parimet e proklamuara të njohjes së ndërsjellë nga ndërmjetësuesit e BE-së që kanë qëllimin e sinqertë të ruajtjes së stabilitetit dhe ardhmërinë evropiane të mbarë Ballkanit Perëndimor”, shkruan Ahmeti.

të fundit

Marjana Koçeku për median polake TVP World: Korrupsioni, plaga më e madhe e Shqipërisë

Në një intervistë për televizionin polak TVP World, në emisionin World Talks, deputetja e pavarur Marjana Koçeku foli për krizën…

4 minutes ago

Laçi synon kthesën në fushën e vet, Partizani udhëton me objektiv të qartë! Nis përballja

LIVELaçi 0 – 0 Partizani1’ – Nis sfida në stadiumin “Laçi” [...]Read More...

7 minutes ago

Fillon përballja në “Selman Stërmasi”, Tirana synon surprizën e madhe dhe Teuta s’ka më vend për gabime

LIVETirana 0 – 0 Teuta1’ – Shkelmohet topi në ndeshjen Tirana – Teuta [...]Read More...

7 minutes ago

Protestuesi akuzon policinë për thyerjen e hundës së djalit student: Qëndroi tre ditë në qeli

Një protestues, nga protesta e PD, ka denoncuar në një prononcim për gazetaren e News24, Xhensila Kodra, dhunën ndaj djalit…

14 minutes ago

Komisioni historik RMV-Bullgari mbyll takimin pa marrëveshje, raundi i radhës zhvillohet në Sofje

Takimi i fundit i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së…

16 minutes ago

Gostivar, arrestohet 60-vjeçari që dyshohet se detyronte nënën e tij 80-vjeçare të lypte

Një 60-vjeçar nga Gostivari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare, e…

17 minutes ago