kosovë

Ali Ahmeti: Qëndroj fuqishëm në mbështetje të Kosovës në dialogun me Serbinë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me Albin Kurtin në Ohër thotë se qëndron fuqishëm prapa Kosovës në momentet vendimtare në dialogun me Serbinë.

Ai, në një postim në Facebook, shkruan se Kosova e pavarur është realitet.

“Qëndroj në mbështetje të fuqishme të Kosovës në momentet vendimtare në dialogun e saj me Serbinë dhe në të gjitha hapat e mëtejmë për rrumbullakësimin e plotë të shtetësisë së saj në të gjitha nivelet ndërkombëtare.

Këtë ia shpreha sot Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti në takimin që e patëm bashkë në Ohër.

Kosova e pavarur është realitet dhe drejtësi e ardhur në vendin e vet e konfirmuar edhe nga Evropa dhe SHBA-të që nuk mund të kontestohet në asnjë mënyrë.

Inkurajova Kryeministrin Kurti për epilog pozitiv të dialogut mbi parimet e proklamuara të njohjes së ndërsjellë nga ndërmjetësuesit e BE-së që kanë qëllimin e sinqertë të ruajtjes së stabilitetit dhe ardhmërinë evropiane të mbarë Ballkanit Perëndimor”, shkruan Ahmeti.

të fundit

Tjetër aksident me monopatinë në kryeqytet, 17-vjeçari përfundon në spital pas përplasjes me një makinë

Një tjetër aksident rrugor me përfshirjen e një monopatine ka ndodhur në Tiranë, duke shtuar shqetësimet mbi sigurinë në rrugë për…

1 hour ago

“Protestuesit kanë bërë thirrje për konflikt civil”, Vuçiç me tone të ashpra pas tubimeve në Beograd: Arrestimet nuk do të ndalojnë, s’ka falje!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se nuk do të nënshkruajë falje ose ndonjë lloj heqjeje të ndjekjes penale të…

2 hours ago

Pogradec/ U largua nga banesa mbi 3 javë më parë, gjendet i pajetë 77-vjeçari i zhdukur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Pogradec, ku është gjetur i pajetë një 77-vjeçar që ishte raportuar i…

2 hours ago

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 39-të konstituimi i Kuvendit

Përpjekja për të konstituar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka dështuar për herë të 39-të. Edhe…

2 hours ago

Kakavijë/ U kap me 25 mijë euro të padeklaruara në kufi, e pëson gruaja e moshuar

Një 65-vjeçare që udhëtonte drejt Greqisë është proceduar penalisht pasi u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës me një shumë…

3 hours ago

Temperaturat e larta përfshijnë vendin, Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Ja këshillat për të përballuar vapën

Në kushtet e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes…

4 hours ago