Categories: kosovë

Aleanca: Qëndrimi ynë për presidentin e Kosovës mbetet i pandryshuar

Avni Arifi, sekretar i Përgjithshëm i Aleancës, ka bërë të ditur se partia e tij vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim lidhur me kushtet për mbështetjen e një kandidati për president të Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas tij, Aleanca nuk është e përfshirë në ndonjë projekt politik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me këtë çështje.

Arifi theksoi se sqarimi i situatës për postin e presidentit u takon Kurtit dhe Abdixhikut, ndërsa pozicioni i Aleancës, siç tha ai, nuk ka pësuar asnjë ndryshim.

“Ne nuk jemi pjesë e projektit Kurti-Abdixhiku. U takon atyre të sqarojnë. Qëndrimi ynë është ai që kemi pasur para tre muajsh. Për ne asgjë nuk ka ndryshuar”, ka deklaruar Arifi.

Reagimi i tij u bë publik në të njëjtën ditë kur VV-ja dhe LDK-ja u dakorduan që Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për president të Kosovës.

të fundit

DJ Gimbo: Vështirësitë dhe lotët më mbajtën në rrugën e suksesit

DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…

1 hour ago

After protest tensions, Tirana turns red and black as citizens fill the streets with flags

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…

2 hours ago

Dibra under the “invasion” of snowfall and icy conditions, traffic difficulties on several road sections

Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…

2 hours ago

Horoskopi 29 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…

2 hours ago

Pas tensioneve të protestës, Tirana vishet kuqezi, qytetarët pushtojnë rrugët me flamuj

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…

2 hours ago

Jori Delli dhe Fred De Palma martohen në Maldive, publikohen pamje nga ceremonia

Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…

2 hours ago