kosovë

Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare me 66 vota pro, votohen edhe 5 nënkryetarët

Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo mori 66 vota pro, 44 kundër ndërsa 8 deputetë abstenuan. Po ashtu betimin bënë edhe deputetët e dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Fjalën e betimit e lexoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërsa deputetët e pranishëm përsëritën pas tij: “Betohem”. Më pas, të gjithë deputetët e nënshkruan personalisht deklaratën e betimit.

Nënkryetarë u zgjodhën: Ardian Gola i Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Emilja Rexhepi nga grupi multietnik dhe Sllavko Simiq i Listës Serbe.

Depuetët e pranishëm në sallë votuan me 104 vota për pesë nënkryetarët e Kuvendit. Kundër ishin 3, ndërsa 6 abstenuan.

Haxhiu ishte gruaja më e votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Më përpara ajo ka mbajtur postin e ministres së Drejtësisë për 4 vite.

Teksa mori fjalën në Kuvend, Haxhiu tha se besimin që iu dha për këtë post do ta kthejë me punë të përditshme, transparencë e përkushtim të plotë. Kryeparlamentarja tha se do të përpiqet që secili deputet ta gjejë hapësirën e vet me të njëjtin dinjitet e respekt.

“Sot e marr këtë detyrë më vetëdije të plotë me peshën kushtetuese që e mban. Këtë besim do ta nderoj me punë të përditshme, transparencë dhe përkushtim të plotë. Detyra ime do jetë që Kuvendi të funksionojë me dinjitet, transparencë dhe respekt të ndërsjellë, në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe praktikat parlamentare. Do përpiqem që secili prej jush ta gjej hapësirën e vet këtu me të njëjtin dinjitet dhe respekt, ngase një Kuvend funksional është parakusht për shtet të fortë dhe demokraci të qëndrueshme”, tha Haxhiu.

Kryetarja e sapozgjedhur shpalli të konstituuar institucionin ligjvënës, pas zgjedhjes së saj dhe të pesë nënkryetarëve. Ajo paralajmëroi gjithashtu për sot edhe një seancë tjetër, atë për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Albulena Haxhiu ishte propozuar për kryetare Kuvendi nga Vetëvendosja edhe në legjislaturën e kaluar, nga zgjedhjet e shkurtit, por nuk mori votat e nevojshme. Moszgjedhja për disa kohë e kryetarit të Kuvendit dhe më pas nënkryetarit serb shkaktoi një ngërç disa mujor politik, që pasoi me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 28 dhjetor, ku LVV shënoi një fitore bindëse.

të fundit

Bebe Rexha zbulon këngët e albumit të ri, mes tyre edhe një në shqip – “Çike çike”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar rikthimin e saj të madh në skenën muzikore me një projekt…

26 minutes ago

Albulena Haxhiu u zgjodh Kryetare e Kuvendit të Kosovës/ Reagon Vjosa Osmani: Thirrje për bashkëpunim institucional

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës këtë të mërkurë dhe zgjedhjes…

30 minutes ago

Shenjat e zodiakut që kanë më shumë gjasa të gjejnë dashurinë në Ditën e Shën Valentinit

Dita e Shën Valentinit është tashmë dita më romantike e vitit, por për disa shenja të zodiakut, 14 shkurti mund…

50 minutes ago

Plas keq në “Big Brother VIP 5”, Kristi nuk duron më provokimet e Rogertit, i hedh ujin në fytyrë

Një incident ka ndodhur paditën e sotme mes Rogertit dhe Kristit në “Big Brother VIP Albania 5”. Pas provokimeve të…

56 minutes ago

Britney Spears shet të drejtat e katalogut të saj më të njohur muzikor

Britney Spears ka shitur një pjesë të të drejtave të katalogut të saj muzikor kompanisë Primary Wave. Kjo përfshin disa…

1 hour ago

U “zhduk” papritur nga Shqipëria, Renato Mekolli rrëfen dramën pas 5 vitesh heshtje: U largova për të shpëtuar jetën! Policia i fshinte denoncimet

Pas pesë vitesh heshtje totale, Renato Mekolli është rikthyer. Shefi i njohur i kuzhinës, që publiku shqiptar e kujton si…

1 hour ago