Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka nderuar kolonelin amerikan A. J. Berg me Medaljen Presidenciale Ushtarake, si vlerësim për rolin e tij në fuqizimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
None found
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Haxhiu njoftoi se kjo dekoratë iu dha Bergut në fund të mandatit të tij si atashe i Mbrojtjes i SHBA-së në Kosovë.
Ajo shprehu mirënjohje për kolonelin Berg për përkushtimin e tij në mbështetje të zhvillimit dhe modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si edhe për nxitjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimin e lidhjeve në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve.
“Sot pata kënaqësinë ta dekoroj me Medaljen Presidenciale Ushtarake Kolonelin A. J. Berg, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haxhiu.
Një efektiv është plagosur me armën e shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës. Ngjarja është regjistruar pasditen e kësaj të…
Një delegacion i Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar (DDKG), në përbërje të presidentit Erhard Bühler dhe sekretarit të përgjithshëm Gazmend Rushiti, ka…
Jasir AsaniEsteghlal mposhti minomalisht 1-0 Al Shamal, ndeshje e vlefshme për raundin e 4-të të Champions League-s aziatike [...]Read More...
Harry Kane ka rrëfyer admirimin që kishte për futbollin spanjoll gjatë fëmijërisë, duke përmendur Real Madridin, Lionel Messin dhe Cristiano…
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka informuar se janë pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ku…