kosovë

Albin Kurti për FSK-në: Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së

Në ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu drejtuar ushtarëve të Kosovës tha se ata janë vazhdimësi e UÇK-së.

Kryeministri Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve tha se FSK ka dëshmuar se është profesionale.

Të lidhura

None found

“Ju jeni ushtarët e një populli historik dhe madhështia e një kombi matet me popullin e saj. Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së. Sot kemi shumë arsye për të festuar. FSK edhe një herë ka dëshmuar se është profesionale. Këtë vit Kosova prapë ka dëshmuar që është partner i besuar i partnerëve ndërkombëtarë. Kosova sivjet ka hapur dyert për ushtritë e botës, ku është mbajtur ushtrimi fushor”, tha ai.

Kurti tutje ka deklaruar se “në zemrën e ushtarit tonë është dashuria për njerëzit, që ju e keni dëshmuar në Kosovë, në misionet për fatkeqësitë natyrore në Republikën bashkëkombase të Shqipërisë, por edhe në misionet që keni marrë përsipër në territoret e largëta”.

“Në dijen e ushtarit është historia e popullit. Secili prej jush është rritur me emrat e ndritur që me vullnetin e tyre e kanë krijuar ushtrinë pa patur ndihmë institucionesh, e kanë nxjerrë ushtrinë nga gjiri i këtij dheu. Tashmë ju jeni ushtria e një shteti të këtij kombi, andaj dhe qeveria do të mbështesë më së pari lulëzimin e ushtrisë së vet. Ne nuk guxojmë të veprojmë ndryshe. Në vetëdijen e ushtarit është qenësia e qytetarit më sublim të Republikës”, ka theksuar ai.

 

të fundit

Zëri i diasporës në protestën e 44-t: Revolta qytetare dhe heshtja mediatike

Një e re, e cila tha se jeton prej 20 vitesh jashtë Shqipërisë, mori fjalën në protestën e 44-të para…

6 minutes ago

Vllaznia përforcon sulmin me venezuelianin Perez, firmë dyvjeçare për kuqeblutë

Daniel PerezVllaznia ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit venezuelian Daniel Perez, i cili ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin shkodran…

13 minutes ago

Lukewarm July in Durrës, absence of visitors from Kosovo and the diaspora noticeable

Edhe pse sezoni turistik në bregdetin e Durrësit nisi me pritshmëri të larta pas një qershori pozitiv, fillimi i korrikut…

14 minutes ago

After stance against war in Ukraine, Russian politician arrested and labeled ‘foreign agent’

Forcat e rendit kanë ndaluar politikanin rus Boris Nadezhdin, i njohur për qëndrimin e tij kundër konfliktit në Ukrainë, në…

14 minutes ago

Harsh protest in front of the Prime Minister’s Office: A woman openly accuses Rama of removing disability pension

Zëri i shtresave më vulnerabël ka vazhduar të dëgjohet me forcë përpara godinës së Kryeministrisë. Një tjetër grua ka shpërthyer…

14 minutes ago

Protester in front of the Prime Minister’s Office: 4.2 million euros for Kanye West concert, but Albania lacks firefighting planes

Një i ri që mori pjesë në protestën e 44-të para Kryeministrisë ka kritikuar qeverinë për mënyrën e përdorimit të…

14 minutes ago