Në zyrat e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan u zhvillua dje një takim i përbashkët, ku morën pjesë drejtuesit e të gjitha qendrave të lëvizjes në Kosovë. Në mbledhje ishin të pranishëm kryetari i LVV-së dhe njëherësh kryeministri i republikës, Albin Kurti, sekretari organizativ Alim Rama dhe koordinatori i qendrave, Salih Zyba.
None found
Diskutimet u përqendruan te zhvillimet e fundit politike, veçanërisht te procesi i konsolidimit të institucioneve.
Një pjesë e takimit iu kushtua edhe organizimit të brendshëm të lëvizjes. U trajtuan forcimi i strukturave në terren, zgjedhjet e brendshme, funksionimi i organizimit në bazë, planifikimi i aktiviteteve dhe shtimi i angazhimit në çdo lagje e fshat.
Takimi u mbajt në një datë të rëndësishme për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, pasi u shënua 21-vjetori i themelimit të qendrës së parë të saj, Qendrës së Gjilanit. Pas mbledhjes, përvjetori u shënua edhe me një koktej rasti.
“21 vjet organizim, aktivizëm dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve. Një rrugëtim që vazhdon edhe me më shumë punë e përkushtim për republikën tonë”, thuhet në njoftimin e partisë.
Aktori i Portokallisë, Erdit Asllanaj, vjen në një rrëfim ndryshe në Grida Duma Podcast. I njohur për publikun si “Doktori”,…
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), që po mbahen më 8 nëntor 2026, përbëjnë një ngjarje me rëndësi të veçantë…
Dy persona nga Velesi janë privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, tableta dhe një peshore digjitale.Sipas…
Përveç tokës së shtetit, traseja e segmentit të dytë të autostradës Shkup-Bllacë do të shtrihet nëpër 304 prona të ndryshme…
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara bënë një [...]Read More...
Mbi tetë mijë emigrantë kanë mbërritur në Ishujt Kanarie gjatë pesë javëve të fundit, duke detyruar autoritetet vendore të shpallin…