kosovë

Albin Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se në bazë të informacioneve që ka, qytetari serb në Leposaviq, që autoritetet thanë se u plagos dhe u rrëmbye nga Xhandarmëria serbe – u sulmua sepse “është kundërshtar i politikave dhe i regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç”.

Policia e Kosovës njoftoi më 3 nëntor se M.V., shtetas i Kosovës, dyshohet se më 1 nëntor u plagos dhe u rrëmbye në territorin e Kosovës në brezin kufitar me Serbinë, duke shtuar se sipas dëshmitarëve ai është transportuar më pas në një spital në Nish.

Të lidhura

None found

Kurti tha se sipas informacioneve, ky rast ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.

“Është e qartë që fqinji ynë verior po vazhdon me sulmet e veta që kanë për qëllim disiplinimin e serbëve dhe destabilizimin e Kosovës. Por, unë jam i bindur që me organet tona të sigurisë dhe inteligjencës, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ajo do të dështojë në këto dy fronte”, tha Kurti gjatë një konference për media më 4 nëntor, kur u pyet për këtë çështje.

Ai kërkoi mbështetje nga faktori ndërkombëtar për Kosovën, por edhe “dënim të atyre që urdhërojnë dhe ekzekutojnë veprime të tilla kriminale, me tendencë destabilizuese”.
Kurti tha se që kur ka ndodhur ngjarja, Policia, me ndihmën e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetime.

Dyshohet se vendi i ngjarjes ndodhet në territorin e Kosovës, përkatësisht brenda zonës së quajtur “pika zero”, pranë zonës së Leposaviqit.

Radio Evropa e Lirë ka konfirmuar nga disa burime se personi që dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer është Millan Vukashinoviq nga Leposaviqi – një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Avokati i familjes së tij, Ivan Niniq, tha për REL-in se nuk i di motivet për plagosjen e Vukashinoviqit.

Sipas tij, ka informacione se Vukashinoviq ishte në konflikt me përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – sepse nuk donte t’u “bindej” politikave të tyre.

“Nuk mund të them se ky rast ka prapavijë politike, por mund të them se personi nga Llukovska Banja, me të cilin Millani kishte marrëdhënie miqësore dhe me të cilin ishte planifikuar të takohej, është pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë. Dyshoj se bëhet fjalë për një operacion shumë më të gjerë, në të cilin Millani është joshur”, u shpreh ai.

Avokati po ashtu tregoi për gjendjen shëndetësore të Vukashinoviqit. Ai tha se transportit drejt spitalit në Nish, Vukashinoviq ka humbur shumë gjak, i është hequr një veshkë, i është nxjerrë gjak nga mushkëritë dhe i është hequr diafragma pulmonare.

Sipas tij, ai ndodhet në dhomën e kujdesit intensiv dhe ende nuk dihet nëse do të mbijetojë. Autoritetet në Serbi, e as Lista Serbe, ende nuk kanë komentuar për këtë rast./REL/

të fundit

Praktikat në fushën penale, kreu i Shoqatës së e Prokurorëve, Gëzim Spahiu takime me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve, Gëzim Spahiu, zhvilloi këtë javë një seri takimesh me zyrtarë të lartë të drejtësisë në…

7 hours ago

“Rruga e frikës” në Torovicë të Lezhës, shkëmbinjtë rrezikojnë jetën e kalimtarëve

Banorët tregojnë se jetojnë nën frikë të vazhdueshme, pasi shkëmbinjtë kanë nisur të lëvizin dhe të shkëputen nga masivi. Sipas…

8 hours ago

“Ndërmarrjen shtetërore të naftës do e marrë Ron Yeffeti”, Berisha: Rama do e falimentojë si Air Albania

Kryedemokrati, Sali Berisha teksa ka folur lidhur me ngritjen e ndërmarrjes shtetërore të naftës, ka deklaruar se Edi Rama ia…

8 hours ago

“Pse nuk vepron SPAK për 21 janarin, kam dërguar provat”, “shpërthen” Artan Hoxha: Le të rrezikoj burgun, unë nuk e tregoj burimin, e kam ndarë mendjen!

Gazetari Artan Hoxha, deklaroi gjatë diskutimit në “Kjo Javë” se nuk do të dorëzojë më prova në SPAK për ngjarjen…

9 hours ago

Lamine Yamal dënon thirrjet anti-muslimane

Lamine Yamal ka dënuar thirrjet anti-muslimane duke i cilësuar si "të papranueshme dhe të patolerueshme" gjatë barazimit pa gola të…

9 hours ago

EMRI/ Detaje nga sherri me th*ka mes të rinjve në Shkodër, policia jep detajet e para: Të plagosurit janë 19 dhe 17 vjeç, ja pse u konfliktuan

Policia jep detajet e para nga sherri me thika mes adoleshentëve në Shkodër mbrëmjen e sotme. Sipas njoftimit zyrtar, të…

10 hours ago