kosovë

Albin Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se në bazë të informacioneve që ka, qytetari serb në Leposaviq, që autoritetet thanë se u plagos dhe u rrëmbye nga Xhandarmëria serbe – u sulmua sepse “është kundërshtar i politikave dhe i regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç”.

Policia e Kosovës njoftoi më 3 nëntor se M.V., shtetas i Kosovës, dyshohet se më 1 nëntor u plagos dhe u rrëmbye në territorin e Kosovës në brezin kufitar me Serbinë, duke shtuar se sipas dëshmitarëve ai është transportuar më pas në një spital në Nish.

Kurti tha se sipas informacioneve, ky rast ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.

“Është e qartë që fqinji ynë verior po vazhdon me sulmet e veta që kanë për qëllim disiplinimin e serbëve dhe destabilizimin e Kosovës. Por, unë jam i bindur që me organet tona të sigurisë dhe inteligjencës, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ajo do të dështojë në këto dy fronte”, tha Kurti gjatë një konference për media më 4 nëntor, kur u pyet për këtë çështje.

Ai kërkoi mbështetje nga faktori ndërkombëtar për Kosovën, por edhe “dënim të atyre që urdhërojnë dhe ekzekutojnë veprime të tilla kriminale, me tendencë destabilizuese”.
Kurti tha se që kur ka ndodhur ngjarja, Policia, me ndihmën e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetime.

Dyshohet se vendi i ngjarjes ndodhet në territorin e Kosovës, përkatësisht brenda zonës së quajtur “pika zero”, pranë zonës së Leposaviqit.

Radio Evropa e Lirë ka konfirmuar nga disa burime se personi që dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer është Millan Vukashinoviq nga Leposaviqi – një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Avokati i familjes së tij, Ivan Niniq, tha për REL-in se nuk i di motivet për plagosjen e Vukashinoviqit.

Sipas tij, ka informacione se Vukashinoviq ishte në konflikt me përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – sepse nuk donte t’u “bindej” politikave të tyre.

“Nuk mund të them se ky rast ka prapavijë politike, por mund të them se personi nga Llukovska Banja, me të cilin Millani kishte marrëdhënie miqësore dhe me të cilin ishte planifikuar të takohej, është pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë. Dyshoj se bëhet fjalë për një operacion shumë më të gjerë, në të cilin Millani është joshur”, u shpreh ai.

Avokati po ashtu tregoi për gjendjen shëndetësore të Vukashinoviqit. Ai tha se transportit drejt spitalit në Nish, Vukashinoviq ka humbur shumë gjak, i është hequr një veshkë, i është nxjerrë gjak nga mushkëritë dhe i është hequr diafragma pulmonare.

Sipas tij, ai ndodhet në dhomën e kujdesit intensiv dhe ende nuk dihet nëse do të mbijetojë. Autoritetet në Serbi, e as Lista Serbe, ende nuk kanë komentuar për këtë rast./REL/

të fundit

Tensione nga protesta para Kryeministrisë/ “Shqipëria Bëhet” denoncon policinë: Na morën gjeneratorin (VIDEO)

Sërish tensione mes aktivistëve të Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ dhe policisë. Përfaqësues të Lëvizjes, që po protestojnë para Kryeministrisë prej disa…

21 minutes ago

Lanë takim për t’u “sqaruar” pas mësimit, sherr me grushte mes nxënësve në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë përfshirë në një sherr fizik.…

39 minutes ago

Flamur Noka: Do vijnë nga e gjithë Shqipëria në protestë, do kemi një bashkim të madh popullor në shesh

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nga Lapraka ka dhënë mesazhin e qartë të mobilizimit për protestën e…

54 minutes ago

Aksident me vdekje në Elbasan, arrestohet shoferi

Policia e Elbasanit, ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në fshatin Shushicë,…

1 hour ago

Është e vdekur/ Rrëfimi për divorcin nga Xhensila Myrtezaj dhe zhgënjimi, fansat të shqetësuar për Bes Kallakun, si është gjendja e aktorit

Aktori i humorit Bes Kallauku, raportin me ish-partneren e tij, Xhensila Myrtezaj, e konsideron tashmë si një të shkuar që…

2 hours ago

Cristiano Ronaldo çmend tifozët në rrjetet sociale, trupi i tij është thjeshtë perfekt (FOTOT)

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, vazhdon të sfidojë kohën dhe logjikën e futbollit modern. Në moshën 40-vjeçare, larg skenës europiane,…

2 hours ago