kosovë

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, reagon Prokuroria Themelore e Prishtinës: Pas kësaj fshihen vendet “jo mike”

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me kërcënimin për bombë të mbërritur ditën e sotme në zyrat e Kuvendit të Kosovës.

Zejnullah Gashi, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka deklaruar se pas kontrolleve në ambient, ka rezultuar se kërcënimi ka qenë i rremë. Ndërkohë ai ka bërë me dije se tashmë hetimet do të vijojnë për të zbuluar burimin e kërcënimit, teksa sqaron se ka qenë një telefonatë e kryer nga një mashkull në gjuhën angleze që ka dhënë alarmin në vend.

Gashi tregon se dyshimet janë të përqëndruara në vendet “jo mike” të Kosovës si përgjegjëse për alarmin për bombë të dhënë sot në Kuvendin e Kosovës.

“Të gjitha njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes janë edhe njësitë përkatëse të K9 dhe për deminim, të cilët kanë bërë punën dhe ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rremë.

Patjetër se hetimet do të vazhdojmë sa i përketë prejardhjes së kërcënimit apo më mirë të themi thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, në gjuhën angleze me një aksent që ne menojmë që është i shteteve jo mike, për momentin janë të gjithë këto informacione”, ka deklaruar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

të fundit

Sa u pagua në Hollywood? Rrëfehet Inva Mula: Milionat nuk më interesojnë sepse…

Sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula ishte e ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra” në Top Channel. Teksa rrëfeu…

11 minutes ago

VIDEO/ Shfaqja e parë publike e Ajatollah Ali Khameneit që nga fillimi i luftës me Izraelin

Udhëheqësi suprem i Iranit bëri paraqitjen e tij të parë publike pas gati një muaji të shtunën. Ajatollah Ali Khamenei…

33 minutes ago

Al-Nassr po përgatitet të bëjë ofertë për transferimin e top yllit të Real Madridit

Gjiganti arab, Al-Nassr, janë të vendosur ta transferojnë Rodrygon, ndërsa kërkojnë të shtojnë mbështetje për Cristiano Ronaldon në repartin ofensiv.…

37 minutes ago

Sulmet në Gaza/ BE-ja përgatit masa ndëshkuese kundër Izraelit

Bashkimi Evropian pritet të paraqesë një sërë masash të mundshme ndëshkuese kundër Izraelit javën e ardhshme në përgjigje të veprimeve…

1 hour ago

Chelsea po planifikon një lëvizje shokuese për transferimin e yllit të Arsenalit

Chelsea raportohet se po tregon interes për një yll të Arsenalit, vetëm pak ditë pasi Noni Madueke ka arritur marrëveshje…

2 hours ago

Gjykata e Fierit lë në burg drejtuesit e “Bankers Petroleum” për evazion fiskal, avokati i Leonidha Çobos: Ka mbi 10 vite që s’është administrator

Një seancë maratonë, që zgjati rreth tetë orë u zhvillua sot në Gjykatën e Fierit në lidhje me kompaninë “Bankers…

2 hours ago