kosovë

Akuzohet për pengim të drejtësisë, Specialja e Kosovës arreston ish-kryetarin e Komunës shqiptare (Emri)

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) njoftoi të premten se i ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, nën dyshimin për pengimin e drejtësisë.

Në një njoftim për media të premten vonë, ZPS-ja tha se ai u arrestua sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Prokurorja e Specializuar.

Të lidhura

None found

“Kilaj u arrestua për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës… dhe shkeljen e sekretit të procedurave”, thuhet në njoftim.

ZPS-ja shtoi se ai është transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë të Holandës dhe se do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës “pa vonesa të panevojshme”.

Arrestimi i tij vjen një ditë pasi ZPS-ja njoftoi të enjten se po kryente operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër pengimit të drejtësisë.

Kilaj e udhëhoqi Malishevën në dy mandate, nga 2007 deri më 2009 dhe nga 2009 deri më 2013.

Më 2015, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Gjykatën Speciale, e cila funksionon me ligje të Kosovës, por në territorin e Holandës. Në këtë institucion punojnë prokurorë dhe gjykatës të huaj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Aktualisht, pranë Dhomave të Specializuara janë duke u zhvilluar disa raste gjyqësore, përfshirë edhe rasti ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./REL

 

të fundit

U bë simboli i protestës, gjykata lë në “arrest shtëpie” studentin Klevi Metaj

Kelvi Metaj, i riu i cili u bë simbol i protestës studentore, pasi u përballë me 6 efektivë policie është…

2 minutes ago

LSDM akuzon Mickoskin se po kërkon justifikim për zgjedhje të parakohshme

Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se Mickoski dhe ndihmësi i tij Nikolovski po kërkojnë alibi për zgjedhjet.Nga LSDM theksojnë…

10 minutes ago

Mickoski: Early elections remain possible, but we aim to serve a full term

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, theksoi se kjo është e mundur,…

17 minutes ago

VIDEO/ Gjimnazistët e Burrelit bojkotojnë mësimin, nisin protestat: Rama jep dorëheqjen

Vazhdon revolta e nxënësve dhe e studentëve në mbarë Shqipërinë. Pas nxënësve në Lezhë dhe në Kamëz, edhe gjimnazistët në…

17 minutes ago

BE: Miratimi i ligjit kundër pastrimit të parave e afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Pas miratimit të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës, ka reaguar…

17 minutes ago

Bilalli-Zendeli: VLEN’s proposed law will legalize hiring competitions with 50 Macedonians and 2 Albanians

Zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli në emisionin “N’Dritë” në Alsat theksoi që BDI-ja nuk do ta mbështetë propozim-ligjin për…

17 minutes ago