Categories: kosovë

Aktgjykimi në Hagë: Kundërshtarët e UÇK-së mbaheshin të prangosur dhe të lidhur “si kafshë

Të paktën 385 persona janë arrestuar dhe mbajtur pa bazë ligjore në 14 komuna të Kosovës dhe në disa lokacione në veri të Shqipërisë, konstatoi Trupi Gjykues.

Të lidhura

None found

Në përmbledhjen e aktgjykimit të shpallur nga Dhomat e Specializuara në Hagë paraqiten kushtet në të cilat mbaheshin njerëzit që konsideroheshin kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas gjetjeve të Trupit Gjykues, nga prilli i vitit 1998 deri më 20 qershor 1999, pjesëtarë të UÇK-së privuan arbitrarisht nga liria të paktën 385 persona në vende ndalimi që ishin nën kontrollin e tyre.

Këto arrestime dhe ndalime ndodhën në 14 komuna të Kosovës, por edhe në disa vende të dy qarqeve në veri të Shqipërisë.

Vendimi thekson se shumë prej personave u morën nga banesat e tyre, ndërsa të tjerë u ndaluan në rrugë. Disa u rrahën dhe u fyen gjatë arrestimit, ndërsa të tjerëve iu lidhën sytë, duart ose këmbët dhe iu morën sendet personale.

Pasi dërgoheshin në vendet e ndalimit, ata vendoseshin në ambiente të mbyllura ose në hapësira që ruheshin nga persona të armatosur. Një numër i madh të ndaluarish mbaheshin me pranga, me duar të lidhura ose të lidhur me zinxhirë.

Një dëshmitar, i cili ishte mbajtur në Llapushnik, deklaroi se brenda një stalle kishte parë të paktën shtatë persona të lidhur me zinxhirë “si kafshë”.

Ndërkohë, një tjetër person i ndaluar në Cahan dëshmoi se i kishte pasur duart të lidhura pandërprerë për 20 ditë.

Trupi Gjykues arriti në përfundimin se të ndaluarit nuk njoftoheshin zyrtarisht për arsyet e arrestimit. Ata gjithashtu nuk nxirreshin përpara një gjyqtari dhe nuk kishin mundësi të kundërshtonin ligjshmërinë e mbajtjes së tyre.

Mes personave të ndaluar kishte gra, fëmijë, mësimdhënës, bujq, pylltarë dhe punëtorë. Gjykata vlerësoi se, përveç disa rasteve shumë të kufizuara, nuk ekzistonin prova se këta persona kishin zhvilluar veprimtari kriminale, kishin qenë pjesë e luftimeve apo përbënin një rrezik të ligjshëm për UÇK-në.

Mbështetur në këto rrethana, Trupi Gjykues konstatoi se ishte provuar përtej dyshimit të arsyeshëm kryerja e krimit të luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar ndaj të paktën 385 personave.

Aktgjykimi është dhënë në shkallë të parë dhe ndaj tij mund të paraqitet ankim.

të fundit

Egg protest, Klevis Balliu: New MPs respond with greater passion; it was necessary

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

5 hours ago

Parashikimi i horoskopit 10 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…

5 hours ago

Ferguson rrëfen frikën se mund të mos e shohë stadiumin e ri të Manchester United

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…

5 hours ago

Ngjyrat e Shqipërisë më emocionojnë si herën e parë”, Myrto Uzuni falënderon tifozët për dhuratën e veçantë

Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…

5 hours ago

Qau kur iku”/ Pas katër dekadash, aktorët e “Pallatit 176” rikthehen bashkë në “Live me Luizin”; Rajmonda Bulku rrëfen pse mungoi në xhirime

Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…

5 hours ago

Protesta me vezë, Klevis Balliu: Deputetët e rinj reagojnë me më shumë pasion, ishte e nevojshme

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

6 hours ago