Categories: kosovë

Aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit do të transmetohet me 10 minuta vonesë

Gjykata Speciale do ta transmetojë të mërkurën, me vetëm 10 minuta vonesë, seancën në të cilën do të shpallet aktgjykimi në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të lidhura

None found

Seanca do të jetë e hapur për publikun dhe transmetimi do të ofrohet në shqip, anglisht dhe serbisht. Këtë herë, sinjali do të përcillet më shpejt se zakonisht, pasi në seancat e mëparshme vonesa ishte 45 minuta, ndërsa tani do të bëhet vetëm kumtimi i verdiktit.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se personat për të cilët është rezervuar vend në galerinë publike, në qendrën e medias ose në dhomat e informimit, janë lajmëruar me postë elektronike për pjesëmarrjen e tyre në ambientet e gjykatës.

KP ka dërguar një ekip në Hagë, prej nga do t’i raportojë zhvillimet në kohë reale.

të fundit

Vajzat e Shqipërisë nisin ndaj Uellsit sfidën për t’iu afruar Kupës së Botës

Uells - Shqipëri LIVEUells 0 – 0 Shqipëri1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Parc y Scarlets” [...]Read More...

4 minutes ago

VIDEO/ Mes qindra dyqaneve, përse studentët dogjën vetëm zyrat e iuteCredit?!

A ishte sulmi ndaj zyrës së kompanisë së mikrokredive një akt i rastësishëm vandalizmi apo shprehje e një pakënaqësie më…

8 minutes ago

Tuttosport: Zhegrova bind Spallettin, kosovari mes katër lojtarëve që po fitojnë peshë te Juventusi

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka arsye për të qenë i kënaqur me paraqitjet e disa futbollistëve, të cilët po…

10 minutes ago

Konjufca zhvillon takim me homologun armen në Varshavë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar në Varshavë me…

10 minutes ago

Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj për protestën në Tiranë: Mund të ketë përhapje drejt zonave qeveritare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar një njoftim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën që…

12 minutes ago

Pacolli: Support for waste reduction and recycling will continue

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, së bashku me ministren e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në…

19 minutes ago