kosovë

Aksion policor në objektet e Postës së Serbisë në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka konfirmuar të hënën për Radion Evropa e Lirë se është duke u zhvilluar një aksion policor në veri të vendit, përkatësisht në objektet e Postës së Serbisë.

Një punonjës i Postës në Zveçan i ka thënë Radios Evropa e Lirë se zyrtarët policorë e kanë bllokuar hyrjen e objektit dhe ata nuk mund të hyjnë më aty.

Të lidhura

None found

Sipas tij, gjatë aksionit, zyrtarët policorë kanë kontrolluar dokumente.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se aksioni ka nisur pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

“Informacioni ka rezultuar të jetë i saktë me ç’rast Policia ka njoftuar Prokurorin e Shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve të tij”, është thënë mes tjerash në përgjigje.

Kryetari i ARKEP-it, Nazim Rahimi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se institucioni që udhëheq ai, i ka njoftuar “institucionet relevante të Kosovës se Posta e Serbisë është duke operuar në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës”.

Megjithatë, ai nuk ka treguar numrin e zyrave të Postës së Serbisë që operojnë në Kosovë.

“Ne mbulojmë vetëm pjesën e domenit të shërbimeve postare, ofrimin e shërbimeve të postës, të letrave dhe pakove”, ka thënë ai.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) është organ rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar, i cili mbikëqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga ligji për komunikimet elektronike, nga ligji për shërbimin postar dhe nga politikat e zhvillimit.

Posta e Serbisë në Kosovë kryen pagesa të ndryshme për serbët në Kosovë, prej fondeve që ndan Qeveria serbe për ta, përfshirë: pagat, shtesat për fëmijë dhe pensionet.

Gjithashtu, përmes Postës së Serbisë, në Kosovë kryhen edhe pagesa të ndryshme për shërbimet që marrin qytetarët nga institucionet paralele, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, për shembull, pagesa për nxjerrjen e dokumenteve serbe, pagesa për provime, dërgesa të parave, e tjera.

Përveç komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – Posta operon edhe në zonat e banuara me serbë, në jug të Ibrit.

Puna e Postës është vështirësuar prej fillimit të këtij viti, për shkak të një vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili e ka bërë euron si valutë të vetme për kryeje të pagesave me para të gatshme.

Kështu, është ndaluar përdorimi i i dinarit serb.

Serbia pretendon se ndan ndihmë në vlerë të miliona eurove për banorët serbë në Kosovë.

Mekanizmi ndërkombëtar pati kritikuar autoritetet e Kosovës për marrjen e këtij vendimi, duke thënë se nuk kanë ofruar alternativa të mjaftueshme për serbët lokalë./REL

të fundit

Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund/ Aurela Gaçe në mbështetje të të rinjve protestues: Kanë humbur shpresën për të ndërtuar të ardhmen këtu

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësimin për të ardhmen e…

15 minutes ago

Gazetari ironizon Ramën: E kuptoj Edin pse s’jep dorëheqjen! Shko bëhu kryeministër në ndonjë vend tjetër, nëse bie nga karrika e pushtetit, të pret burgu

Gazetari Vullnet Krasniqi, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Shqipëria prej ditësh dhe revoltën e studentëve, të cilët i…

19 minutes ago

Shpresa e Carrick për përforcimin e parë të madh në janar përballet me një përgjigje të prerë

Manchester Unitedi mund të përballet me vështirësi në përpjekjet për të përforcuar mesfushën gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Youssouf…

20 minutes ago

Tetovë, ndalohet 35-vjeçari i dyshuar për tri tentativa dhe një vjedhje në objekte fetare

Më 17.10.2026, në SPB Tetovë janë denoncuar tri tentativa për vjedhje të rëndë dhe një vjedhje e kryer më 16.10.2026…

25 minutes ago

Pas dhunës policore të ditës së djeshme, nis mbledhja e protestuesve para Ministrisë së Arsimit, qytetari prek me fjalët: Na dogjën rininë!

Pas përplasjeve dhe dhunës policore të ditës së djeshme, qytetarët kanë nisur të mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit në…

26 minutes ago

European Parliament rapporteur for Albania reacts after protests in Tirana: Violence is never the solution; an immediate halt to the escalation is needed

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në Tiranë pas protestave të…

35 minutes ago