Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin Prizren-Suharekë, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur me një kamion, ku si për pasojë kanë humbur jetën dy fëmrat që po udhëtonin në mjet.
Bëhet fjalë për Elizabeta Katija, 43-vjeçe (drejtuesja e mjetit) dhe Eorda Sinollari, 32 vjeçe (pasagjere), të cilat kanë ndërruar jetë në vend. Dyshohet se shkak i aksidentit, ishte koha e keqe dhe me mjegull.
Elizabeta Katija ishte një personazh i njohur në fushën e biznesit në vendin tonë. 43-vjeçarja mbante rolin e drejtueses në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Shpesh herë, Katija udhëtonte jashtë vendit, për të marrë pjesë në takime të botës së biznesit.
Ndërsa Eorda Sinollari, po ashtu është një emër i njohur në botën e biznesit, pasi ushtronte profesionin e konsulentes së biznesi në Gjermani.
Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë edhe drejtuesi i kamionit, Munish Grajçefci, i cili ka është duke marrë ndihëm mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia e Kosovës, bën me dije se hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit që i preu në mes jetën e dy shqiptareve.
Këtë të enjte, mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend. Në Rendin e Ditës ,parashikohet të mbahen dy interpelanca me…
Sot, 12 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 96.2 lekë…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie, sot mund të ndiheni më të përfshirë emocionalisht dhe…
Gazetari shqiptaro-amerikan Arian Asimi ka treguar përvojën e tij gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë nga opozita, duke…
Tenderat për ujësjellësit dhe për rregullimet e rrugëve janë dy nga krimet më të rëndomta që po u kushtojnë dhjetëra…